HomeKronikeE rëndë në Elbasan, përfshihet nga zjarri shtëpia në fshatin Vidhas, një...

E rëndë në Elbasan, përfshihet nga zjarri shtëpia në fshatin Vidhas, një i moshuar ndërron jetë

spot_img

Rreth orës 15:45 të pasdites së sotme, një shtëpi banimi në fshatin Vidhas të Elbasanit është përfshirë nga flakët. Si pasojë e zjarrit, një i moshuar i cili mbeti i asfiksuar nga tymi, ndërroi jetë.

Menjëherë pas marrjes së njoftimit, në vendngjarje mbërritën  shërbimet zjarrfikëse dhe ambulanca me stafin mjekësor, të cilët kanë ndërhyrë për shuarjen e flakëve dhe dhënien e ndihmës së parë mjekësore.

Por edhe pse ndërhyrja ishte mjaft e shpejté fatkeqësisht i moshuari humbi jetën .

Ende nuk dihen shkaqet e rënies së zjarrit, ndërsa autoritetet përkatëse kanë nisur hetimet për zbardhjen e plotë të ngjarjes.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular