HomeKronikeI vëllai vdiq në aksidentin tragjik në Pejë, reagon për herë të...

I vëllai vdiq në aksidentin tragjik në Pejë, reagon për herë të parë Gjesti: Me zemër të thyer….

spot_img

Gjesti ka reaguar për herë të parë pasi vëllai i tij, Eldion Kelmendi, ndërroi jetë në një aksident tragjik, ditën e djeshme në Pejë.

Në një postim në Instagramin e këngëtarit, ekipi i tij, shkruan se varrimi do të mbahet ditën e sotme në orën 17:00 në varrezat e fshatit Pavlan.

“Me zemër të thyer ju njoftojmë se sot, më 27 Shtator, në ora 17:00, do të mbahet ceremonia e varrimit të Eldion Kelmendit, në varrezat e fshatit Pavlan, Pejë. Jemi pranë familjes në këtë moment të rëndë dhe ju ftojmë ta kujtojmë me respekt e lutje. (Ky njoftim është bërë nga ekipi i Gjestit.)”, shkruhet në postim.

30e66f81-6f5f-42f7-a6b7-d71717ab35bc

Reperi Gjesti humbi ditën e djeshme në një aksident të rëndë vëllain e tij, në fshatin Qungur të Pejës.

Aksidenti ndodhi rreth orës 14:00, kur një makinë u përplas me një motor me katër rrota, duke lënë të vdekur vëllain e tij, ndërsa një tjetër mbeti i lënduar rëndë.

Eldion Kelmendi
Eldion Kelmendi

I tronditur nga lajmi i rëndë, Gjesti shkoi ditën e djeshme (26 Shtator) shkoi menjëherë në vendin e ngjarjes, ku emocionet e forta kanë shpërthyer në mënyrën më të dhimbshme.

Pamjet e shpërndara nga vendi i ngjarjes kanë tronditur publikun, ku shihej Gjesti i ulur në tokë, i shokuar dhe i mbytur në lot, duke thirrur me dënesë: “O vëllai jem bre”.

gjesti

Ndërkohë, njerëzit përreth përpiqeshin ta qetësonin dhe ta ndihmonin të ngrihej në këmbë.

Në rrjete sociale, ndjekësit dhe figura publike kanë shprehur dhimbjen dhe ngushëllimet e tyre, duke i qëndruar pranë në këtë moment tragjik ku Gjesti përjetoi dhimbjen më të madhe të jetës.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular