HomeAktualitetAmbasada e SHBA: Mospërputhja e barkodit në DS-160 mund t’ju anulojë intervistën...

Ambasada e SHBA: Mospërputhja e barkodit në DS-160 mund t’ju anulojë intervistën për vizë

spot_img

Ambasada Amerikane në Tiranë thekson rëndësinë e saktësisë në dokumentacion, për të shmangur anulimin e takimeve për vizë

Ambasada e Shteteve të Bashkuara në Tiranë ka lëshuar një paralajmërim të rëndësishëm, për qytetarët që janë në proces aplikimi për vizë. Në një deklaratë zyrtare të bërë publike sot më 27 shtator, Ambasada u bën thirrje të gjithë aplikantëve, që të kontrollojnë me kujdes informacionin që kanë dorëzuar, përpara se të paraqiten në intervistë.

Sipas njoftimit, barkodi i formularit të aplikimit për vizë (DS-160) duhet të jetë identik me barkodin e shfaqur në dokumentin e konfirmimit të takimit për intervistë.

Mospërputhja midis këtyre dy barkodeve mund të çojë në anulimin automatik të takimit, nëse problemi nuk zgjidhet të paktën dy ditë përpara datës së intervistës.

“KUJDES! Për të garantuar një proces të sigurt vizash, barkodi në konfirmimin e takimit tuaj për intervistë DUHET të përputhet me barkodin në faqen e konfirmimit të formularit DS-160”, thuhet në deklaratën e Ambasadës.

Nëse ky informacion nuk është korrekt dhe përputhja mungon, aplikanti do të duhet të caktojë një takim të ri, duke shtyrë kështu më tej procedurën për marrjen e vizës.

Ambasada u sugjeron të gjithë aplikuesve që të kontrollojnë dokumentet e tyre që në momentin e rezervimit të takimit, për të shmangur vonesa të panevojshme apo anulime.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular