HomeKultureArkivi i Filmit shpëton një pjesë të Trashëgimisë Filmike Shqiptare të zbuluar...

Arkivi i Filmit shpëton një pjesë të Trashëgimisë Filmike Shqiptare të zbuluar për herë të parë. Restaurohet në 4k filmi historik “Liri a vdekje”

spot_img

Arkivi Qendror Shtetëror i Filmit në bashkëpunim me Universitetin Politeknik të Tiranës njofton nisjen e një bashkëpunimi të rëndësishëm për ruajtjen dhe shpëtimin e materialeve të rrezikuara filmike. Materialet filmike të rrezikuara dalin në pah për herë parë.

Ky projekt synon ndërhyrjen emergjente në arkivimin dhe konservimin e mijëra materialeve të çmuara që përfshijnë: filma 35mm dhe 16mm, si dhe qindra mijëra fotografi historike që ndodhen ende në gjendje të rrezikuar për shkak të kohës dhe kushteve teknike jo të mira.

Në këtë takim të rëndësishëm, që shënon një hap konkret për ruajtjen e kujtesës vizuale shqiptare, do të jenë të pranishëm: Akli Fundo, Rektor i Universitetit Politeknik të Tiranës, Eljan Tanini, Drejtor i Arkivit Qendror Shtetëror të Filmit, Prof. Gjergji Islami, Fakulteti i Arkitekturës dhe Urbanistikës (FAU), Stafi teknik i Arkivit të Filmit.

Ky bashkëpunim ndërinstitucional është një thirrje për të gjithë ata që e ndjejnë filmin si pjesë të identitetit kombëtar dhe e konsiderojnë trashëgiminë vizuale jo thjesht si kujtim, por si dëshmi e gjallë e kohës.

Kështu ishte… dhe kështu është shndërruar pas restaurimit në 4K filmi historik “Liri a vdekje”, që ekranizoi Luftën e Mashkullores, betejën kundër pushtimit otoman.

Kanë kaluar 46 vjet që nga prodhimi i tij më 1979, ndërsa ndërhyrja i ka dhënë jetë të re, ku diferenca duket në ngjyra, cilësi, ndriçim dhe audio. Premierën e restaurimit e pati mes yjeve që i dhanë zë dhe shpirt karaktereve historike, me aktorët e shquar Timo Flloko, Kastriot Çaushi, Nikolla Lambro dhe piktorin e filmit, Arben Basha.

Mjeshtri i skenës, Timo Flloko, në rolin e Çerçiz Topullit, shënjoi një nga rolet më brilante të tij, ku edhe sot për publikun artëdashës imazhi i Timos si Çerçizi është gati i pandashëm. Por në mbrëmjen kushtuar filmit, Flloko nuk mund të mos përmendte yjet që nuk janë më, por që bashkëpunuan në film, që nga regjisorët.

Për aktorin Nikolla Lambro, që portretizoi luftëtarin Zaman Haska, mbrëmja ishte emocion i dyfishtë. Ky restaurim jo vetëm që riktheu bukurinë vizuale dhe estetikën origjinale të filmit, por i bashkoi të dyja pjesët e ndara të filmit në një, duke përmbushur edhe dëshirën e regjisorëve të ndjerë Kristaq Mitro dhe Ibrahim Muçaj.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular