HomeKultureFestivali FjalaFest rikthehet në Milano, përkthyesi më i mirë i këtij edicioni...

Festivali FjalaFest rikthehet në Milano, përkthyesi më i mirë i këtij edicioni u shpall Julian Zharri

spot_img

Për 3 ditë me radhë u mbajt në Milano edicioni i dytë i FjalaFest, duke mbledhur autorë nga Shqipëria, Kosova, Maqedonia e Veriut dhe Italia. Një festival që shkon përtej leximit të librave, duke u kthyer në një urë mes kulturave dhe gjuhës shqipe, ku çdo zë sjell histori, identitet dhe emocione.

Julian Zharri u vlerësua në këtë edicion si përkthyesi më i mirë i librit të Viron Graçit.

“Nuk e prisja, nuk ma kishin thënë, ndaj për mua ishte një emocion i madh. Me librin, sikurse me librat e tjerë që kam përkthyer poezitë dhe romanet, ishte në fakt dashuria. U dashurova pas librit që herën e parë që e lexova dhe vendosa ta përktheja,” tha Zharri.

FjalaFest synon të lidhë autorët me diasporën dhe publikun ndërkombëtar.

Eventi u mbajt nga data 26 deri më 28 shtator, për publikun, në qendër të Milanos. /rtsh.al/

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular