HomeKultureIncident në premierën e “Traviata” në TKOB, sopranoja Eva Golemi rrëzohet në...

Incident në premierën e “Traviata” në TKOB, sopranoja Eva Golemi rrëzohet në skenë

Advertismentspot_img

Një incident ka ndodhur mbrëmjen e djeshme në Teatrin Kombëtar të Operës dhe Baletit gjatë premierës së operës së famshme “Traviatta”.

Sopranoja e njohur Eva Golemi është rrëzuar papritur në skenë, gjatë momentit dramatik kur personazhi i saj, Violeta, ndërron jetë në duart e Alfredos – rol i luajtur nga tenori protagonist.

Sipas burimeve nga nga gazetarja Fatmira Nikolli, publiku për një moment mendoi se bëhej fjalë për pjesë të skenarit, por rënia e parakohshme dhe mosreagimi në kohë i tenorit, shtuan dyshimet për një problem real shëndetësor.

Stafi i TKOB ka thirrur menjëherë ambulancën, e cila mbërriti në vendngjarje për të dhënë ndihmën e parë. Eva Golemi u transportua me urgjencë në spital për ekzaminime të detajuara, për të shmangur çdo dëmtim të mundshëm fizik pas rrëzimit në skenë.

Pas kontrolleve mjekësore, fatmirësisht sopranoja rezulton të mos ketë dëmtime serioze. Mjekët i kanë rekomanduar 10 ditë pushim nga aktivitetet skenike, për të shmangur sforcime të mëtejshme.

Për shkak të kësaj situate, Eva Golemi nuk do të jetë në vijim të netëve të shfaqjes “Traviatta”, TKOB  pritet të njoftojë për ndryshimet në kastin artistik.

Advertismentspot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular