HomeKryesoreKryeministri Rama, të martën në Kopenhagë! Merr pjesë në Samitin e Komunitetit...

Kryeministri Rama, të martën në Kopenhagë! Merr pjesë në Samitin e Komunitetit Evropian

spot_img

Kryeministri Edi Rama do të marrë pjesë në Samitin e Shtatë të Komunitetit Politik Evropian, që zhvillohet të martën në kryeqytetin danez, Kopenhagë.

Kryeministrja daneze, Mette Frederiksen, e mori stafetën për organizimin e këtij eventi nga homologu shqiptar, Edi Rama, në majin e vitit të kaluar në Tiranë.

Më 16 maj të vitit 2025, 54 udhëheqës nga shtete anëtare dhe jo-anëtare të BE-së u mblodhën në kryeqytetin shqiptar për t’u angazhuar në një diskutim të rëndësishëm dhe të hapur rreth një Evrope të re dhe një bote të re, që ishte gjithashtu tema kryesore e këtij samiti.

Ata ranë dakord të formojnë një ekip bashkëpunues nën kujdesin e Presidentit të Këshillit Evropian, për të përfaqësuar në këtë mënyrë një treg prej 600 milionë njerëzish.

Në samitin e së martës në Kopenhagë pritet të marrin pjesë krerët e shteteve ose qeverive të shteteve pjesëmarrëse në Komunitetin Politik Evropian, së bashku me Presidentin e Këshillit Evropian, Presidentin e Komisionit Evropian, Presidentin e Parlamentit Evropian, si dhe Sekretarët e Përgjithshëm të Këshillit të Evropës dhe Organizatës së Traktatit të Atlantikut të Veriut (NATO). Klan News

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular