HomeEkonomiSa kanë investuar fqinjët në Shqipëri? Kosova kryeson bindshëm, pas saj ndjek...

Sa kanë investuar fqinjët në Shqipëri? Kosova kryeson bindshëm, pas saj ndjek Maqedonia e Veriut

spot_img

Investimet direkte nga vendet e rajonit në Shqipëri shënuan rritje të qëndrueshme gjatë gjysmës së parë të vitit 2025. Sipas të dhënave zyrtare të Bankës së Shqipërisë, stoku i përgjithshëm i investimeve të rajonit arriti në 690.6 milionë euro në fund të tremujorit të dytë, nga 636 milionë euro në tremujorin e parë, duke reflektuar një rritje prej gati 43 milionë eurosh brenda vetëm tre muajve.

Kosova mbetet investitori më i madh rajonal, me një stok prej 484.9 milionë eurosh në T II 2025, ose mbi 70% të totalit rajonal. Ky tregues dëshmon lidhjet gjithnjë e më të forta ekonomike mes dy vendeve.

Maqedonia e Veriut renditet e dyta me 119.5 milionë euro, ndërsa Serbia ka investime me stok prej 55.2 milionë eurosh. Bosnja dhe Hercegovina dhe Mali i Zi mbeten me shifra më modeste, respektivisht 23.5 dhe 7.5 milionë euro.

Në terma më të gjerë, peshë e investimeve nga rajoni ndaj stokut total të investimeve të huaja direkte në Shqipëri arrin në 4.3%, çka tregon se, ndonëse shifra është në rritje, ka ende hapësirë të madhe për thellimin e kapitalit rajonal në ekonominë shqiptare.

Ky trend i rritjes së stokut është sinjal pozitiv për besimin e rajonit tek ekonomia shqiptare, sidomos në një periudhë kur konkurrenca për të tërhequr kapital të huaj mbetet e lartë.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular