HomePolitikeBalluku prezanton Manastirliun si kandidate të Tiranës: Jam krenare, do e fitosh...

Balluku prezanton Manastirliun si kandidate të Tiranës: Jam krenare, do e fitosh këtë betejë. Ironia e zv.kryeministres: PD e zonja kur përzgjedh kandidatët

spot_img

Zëvendëse kryeministre, Belinda Balluku, ka prezantuar zyrtarisht Ogerta Manastirliun si kandidate për Bashkinë e Tiranës.

Përmes një postimi në rrjete sociale, Balluku ka ndarë një foto të saj me Manastirliun, teksa shkruan dhe fjalë motivuese për të.

“Një hap të guximshëm” e ka cilësuar kandidaturën e Manastirliut për drejtimin e Bashkisë Tiranë.

Më tej, Balluku shkruan se kandidatja socialiste është punëtore, e dashur me njerëzit dhe e kujdesshme për çdo gjë që merr përsipër. Për këtë arsye, numri dy i qeverisë shkruan se Manastirliu është e përkrahur nga të gjithë socialistët, e se kjo betejë do të fitohet prej saj.

“Prej vitesh kemi ndarë beteja, miqësi, ëndrra dhe plane për fëmijët tanë, biseda të pafundme dhe momente që nuk harrohen…
Sot e shoh me zemrën plot, tek merr një hap të guximshëm për të kandiduar si kryetare e Bashkisë Tiranë, lokomotivës së Shqipërisë.
E njoh mirë, e di sa shumë punon, sa shumë i do njerëzit dhe sa sinqerisht kujdeset për çdo gjë që merr përsipër. Jam krenare për ty @manastirliu.ogerta dhe nuk ka nevojë të të them, që na ke të gjithëve në krah, në këtë betejë të re që do e fitosh siç ti gjithmonë di
“, shkruan Balluku në rrjete sociale.
Drejtuesja politike e PS-së në Tiranë, Belinda Balluku dhe kandidatja socialiste për kryeqytetin, Ogerta Manastirliu kanë nisur menjëherë nga puna për zgjedhjet e pjesshme që pritet të mbahen brenda pak kohësh.

Takimi i tyre i parë është zhvilluar me zonjat e kryeqytetit dhe në fokus ka qenë fuqizimi i rolit të grave dhe vajzave. 

Si për koicidencë vendi i i takimit të kandidates socialiste ka qenë i njëjtë me atë ku negociatorët e opozitës po takohen për të gjetur një emër për Tiranën. 

Në një prononcim për gazetaren Elda Menga, zv.kryeministrja Balluku e ka ironizuar opozitën për cilësinë e kandidatëve që zgjedh në kryeqytet. 

-Zonja Balluku në të njëjtin vend ku PD po zhvillon takimin për të gjetur emrin për Tiranën keni një koment?

Balluku: Sa mirë, shumë mirë. Ne e kemi kandidaten për Tiranën keshtu që i urojmë suksese PD se ata jane të zotët shumë kur i gjejnë kandidatet.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular