Pas dorëheqjes së Florjan Sulejmanit nga detyra e drejtorit të Agjencisë së Mbikëqyrjes Policore (AMP), emërohet drejtori i ri i AMP.
Gazetarja Klodiana Lala raporton se drejtori i ri i AMP është Eduart Merkaj.
Eduart Merkaj ka qenë drejtor i Departamentit të Kufirit dhe Migracionit në Policinë e Shtetit, nga 4 janari 2019.
Ai ka kaluar vetting-un (vlerësimin e pastërtisë së figurës, pasurisë dhe aftësive profesionale).
Ka mbajtur poste të tjera të rëndësishme në strukturat ligjzbatuese, përfshirë Policinë Kriminale, Shërbimin për Çështjet e Brendshme dhe Ankesat (SHÇBA), dhe gjithashtu ka qenë pjesë e SHISH (Shërbimi Informativ Shtetëror) dhe struktura të hetimit të korrupsionit.
Në korrik 2022, Eduart Merkaj është liruar nga detyra e kreut të Policisë Kufitare.
Kujtojmë se në korrik të këtij viti Florian Sulejmani, i dorëzoi dorëheqjen ministrit të Brendshëm, Ervin Hoxha.
Ky i fundit pranoi kërkesën për largim nga detyra të Sulejmanit, duke firmosur dorëheqjen e ish-kreut të AMP-së.