HomeAktualitetEduart Merkaj, drejtuesi i ri i Agjencisë së Mbikëqyrjes Policore

Eduart Merkaj, drejtuesi i ri i Agjencisë së Mbikëqyrjes Policore

spot_img

Pas dorëheqjes së Florjan Sulejmanit nga detyra e drejtorit të Agjencisë së Mbikëqyrjes Policore (AMP), emërohet drejtori i ri i AMP.

Raportohet se drejtori i ri i AMP është Eduart Merkaj.

Eduart Merkaj ka qenë drejtor i Departamentit të Kufirit dhe Migracionit në Policinë e Shtetit, nga 4 janari 2019.

Ai ka kaluar vetting-un (vlerësimin e pastërtisë së figurës, pasurisë dhe aftësive profesionale).

Ka mbajtur poste të tjera të rëndësishme në strukturat ligjzbatuese, përfshirë Policinë Kriminale, Shërbimin për Çështjet e Brendshme dhe Ankesat (SHÇBA), dhe gjithashtu ka qenë pjesë e SHISH (Shërbimi Informativ Shtetëror) dhe struktura të hetimit të korrupsionit.

Në korrik 2022, Eduart Merkaj është liruar nga detyra e kreut të Policisë Kufitare.

Kujtojmë se në korrik të këtij viti Florian Sulejmani, i dorëzoi dorëheqjen ministrit të Brendshëm, Ervin Hoxha.

Ky i fundit pranoi kërkesën për largim nga detyra të Sulejmanit, duke firmosur dorëheqjen e ish-kreut të AMP-së.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular