Një shpërthim i fuqishëm ka ndodhur mbrëmjen e së hënës në Fushë-Krujë ku një makinë tip Range Rover në administrim të Ilir Locit, me detyrë kryetar i njësisë administrative u hodh në erë.
Makina ndodhej e parkuar në parkingun e një restoranti kur një sasi eksplozivi shppërtheu në pjesën e parme të saj. Makina ishte me targën KR 8778A
Lënda plasëse dyshohet të jetë hedhur nga një rrugicë krah restorantit.
Shpërthimi ka qenë shum i fuqishëm saqë është dëgjuar në të gjithë zonën përreth, por fatmirësisht ka vetëm dëme mayeriale.
Bashkë me makinën e administratorit, është dëmtuar dhe një fuoristradë tjetër e parkuar aty pranë.
Forca të shumta policie ndodhen në vendngjarje për të hetuar shkaqet e kësaj ngjarje.