Në Gjykatën e Lartë vijojnë të mbesin stok rreth 21 mijë dosje. Në raportin e KLGJ të paraqitur në kuvend thuhet se u arrit të përfundonte trajtimi i 6 mijë çështjeve të vjetra e të mbartura ndër vite, ndërsa në nuk ka vonesa në të rejat
Brenda dy javëve të ardhshme në komisionet parlamentare do të raportojnë 14 drejtues të institucioneve në Shqipëri, duke nisur nga KQZ, Shërbimin Civil, ILDKP apo dhe drejtuesit e institucioneve të reja të drejtësisë.
KLGJ në raportin vjetor ka bërë një analizë të situatës në gjyqësor pas hartës së re por dhe pranimit të magjistratëve të rinj, duke vijuar me plotësimin e boshllëqeve të krijuara nga vetingu.
Një vëmendje e shtuar i është kushtuar uljes së numrit të dosjeve që kanë mbetur prej vitesh pa u shqyrtuar në sistem.
në Gjykatën e Lartë, në fund të dhjetorit të vitit të shkuar u shënua një ulje me rreth 20 për qind të çështjeve ku nga 26 mijë e 58 dosje mbesin ehde edhe 20 mijë e 888
Gjykatat Administrative të Shkallës së Parë dhe të Apelit kanë arritur për herë të pare pas disa vitesh të shënojnë një ulje të ndjeshme të backlog-ut.
Më tej theksohet se strategjia do të vijojë deri në vitin 2027, ndërsa thelbësor konsiderohet dhe digjitalizimi i të dhënave si dhe zhvillimi në kohë i çështjeve të reja.