HomeRajoni“Liria ka emër”, marshim me motora nga Prishtina drejt Hagës

“Liria ka emër”, marshim me motora nga Prishtina drejt Hagës

spot_img

Përveç protestës që do të mbahet në Tiranë në datën 17 tetor, në mbrojtje të ish-krerëve të UÇK-së që po gjykohen në Hagë, do të ketë edhe një marshim me motora drejt Hagës.

Kjo është konfirmuar nga organizatorët e platformës “Liria ka Emër”, të cilët kanë njoftuar se udhëtim me motoçikleta drejtë Hagës do të nisë nga 15 tetori dhe do të kalojë përmes disa vendeve evropiane.

Të gjitha rrugët na çojnë për Hagë. Më 19 tetor jemi atje. Për drejtësi, për liri, për dinjitet”, thuhet në njoftimin e organizatës.

Më 17 tetor motoristët do të jenë në Zyrih dhe për ta vazhduar më pas drejt Hagës, ku do të mbërrijnë në datën 19.

“Ky marshim nuk është vetëm një udhëtim me motora por një zë i fuqishëm për lirinë, një thirrje për drejtësinë dhe një kujtesë që sakrificat tona nuk harrohen”, tha në videon e publikuar ideatori i platformës, Ismail Tasholli.https://www.facebook.com/plugins/video.php?height=476&href=https%3A%2F%2Fwww.facebook.com%2Fliriakaemer%2Fvideos%2F813912427956183%2F&show_text=false&width=267&t=0

Më herët ditën e sotme, Organizata e Veteranëve të Luftës së UÇK-së në Tiranë njoftoi se në datën 17 Tetor në Sheshin Skënderbej në Tiranë do zhvillohet një protestë në mbështetje të ish-luftëtarëve që po gjykohen në Hagë, duke e cilësuar këtë si “një moment historik“.

Përfaqësuesit e organizatës theksuan se ndërkohë që çlirimtarët ndodhen pas hekurave në Hagë, “kriminelët e vërtetë, janë të lirë”. Ata bënë thirrje për unitet kombëtar dhe solidaritet me luftëtarët e Kosovës: “Sot jemi të gjithë UÇK. Motoja jonë është drejtësi dhe liri për UÇK-në.”

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular