HomeTe tjeraMblidhet sot Konferenca e Kryetarëve, pritet të konstituohen 5 komisione parlamentare

Mblidhet sot Konferenca e Kryetarëve, pritet të konstituohen 5 komisione parlamentare

spot_img

Këtë të martë në Kuvend nis konstituimi i 5 nga 11 komisionet parlamentare, ndërkohë që në orën 09:00 është parashikuar mbledhja e Konferencës së Kryetarëve, ku do të shqyrtohet kërkesa e Partisë Demokratike për një mocion me debat mbi programin qeverisës të kryeministrit Edi Rama.

Kërkesa është dorëzuar më 26 shtator nga kreu i grupit parlamentar të PD-së, Gazment Bardhi, pas tensioneve në seancën e 18 shtatorit, ku prezantimi i programit nga Rama u pengua nga opozita, dhe mazhoranca e kaloi për votim në vetëm 25 minuta bashkë me kabinetin e ri qeveritar.

Konstituimi i komisioneve

Sipas një njoftimi nga Kuvendi, sot pas orës 10:00 do të vijojë konstituimi i pesë komisioneve, si më poshtë:

10:00 – Komisioni për Evropën dhe Punët e Jashtme, ku kryetar do jetë Igli Hasani (PS) dhe nënkryetare Albana Vokshi (PD).

10:30 – Komisioni për Çështjet Ligjore dhe Administratën Publike, i drejtuar nga Ulsi Manja (PS) dhe me nënkryetar Oerd Bylykbashi (PD). Ky komision pritet të miratojë edhe kalendarin 3-javor të punës (29 shtator – 17 tetor) dhe raportime vjetore të institucioneve.

11:00 – Komisioni për Bujqësinë, Ushqimin dhe Zhvillimin Rural, me kryetar Blendi Klosi (PS) dhe nënkryetar Xhelal Mziu (PD); dhe Komisioni për Shëndetësinë dhe Mirëqenien Sociale, me kryetar Bardh Spahia (PD) dhe nënkryetar Eduard Shalsi (PS).

12:30 – Komisioni për Burimet Natyrore, Infrastrukturën dhe Zhvillimin e Qëndrueshëm, drejtuar nga Anila Denaj (PS) dhe nënkryetar Blendi Himçi (PD).

Këto zhvillime vijnë pas një përplasje të fortë verbale që ndodhi seancën e kaluar plenare, mes deputetëve të opozitës dhe anëtarëve të qeverisë. Demokratët përdorën vazhdimisht fjalën për procedurë për të akuzuar qeverinë, ndërsa socialistët e cilësuan këtë si një bllokim të qëllimshëm të punës parlamentare.

Në mungesë të dakordësisë në Konferencën e Kryetarëve, kalendarin e punës për tre javët e ardhshme e hartoi dhe miratoi vetëm mazhoranca, me votat e saj.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular