Ministrja e Shëndetësisë dhe Mirëqënies Sociale, Evis Sala po merr pjesë në samitin dyditor “Inteligjenca Artificiale në shëndetësi”, me ftesë të revistës prestigjioze britanike “The economist”.
Samiti, që mbahet në Londër në 1-2 tetor, e ku përfshihen 300 pjesëmarrës e 60 folës nga e gjithë bota, do të paraqesë njohuri ekskluzive dhe studime rastesh nga politikëbërës, përfaqësues të teknologjisë mjekësore, akademikë, organizata që punojnë për të arritur potencialin maksimal të IA-së në shëndetësi.
Ministrja Sala do tu bashkohet emrave më me zë të shëndetësisë në botë, për të diskutuar integrimin e inteligjencës artificiale në praktikën klinike dhe ofrimin e shërbimeve shëndetësore si edhe për vizionin e Shqipërisë për formësimin e strategjisë shëndetësore në një mjedis të ndryshueshëm global.







