HomeKultureNis projekti për shpëtimin e trashëgimisë filmike të Universitetit Politeknik të Tiranës

Nis projekti për shpëtimin e trashëgimisë filmike të Universitetit Politeknik të Tiranës

spot_img

Arkivi Qendror Shtetëror i Filmit (AQSHF) dhe Universiteti Politeknik i Tiranës (UPT), nënshkruan sot protokoll bashkëpunimi dhe shpallën nisjen e një projekti të rëndësishëm për shpëtimin dhe ruajtjen e materialeve filmike të fondit të UPT-së, të cilat do të dalin për herë të parë në dritë.

Në takimin e organizuar për nisjen e këtij bashkëpunimi morën pjesë Akli Fundo, rektor i Universitetit Politeknik të Tiranës, Eljan Tanini, drejtor i Arkivit Qendror Shtetëror të Filmit
Prof. Gjergji Islami, Fakulteti i Arkitekturës dhe Urbanistikës (FAU), stafi teknik i Arkivit të Filmit.

Ky bashkëpunim synon ndërhyrjen emergjente për arkivimin dhe konservimin e një fondi të gjerë që përfshin filma 35mm dhe 16mm, mijëra fotografi historike, të cilat përbëjnë një pasuri të jashtëzakonshme për historinë e kinemasë dhe kujtesën vizuale shqiptare.

Materialet, të ruajtura ndër vite në kushte jo gjithmonë të përshtatshme teknike, gjenden aktualisht në rrezik degradimi, duke kërkuar ndërhyrje të menjëhershme për të shmangur humbjen e tyre të pakthyeshme.

Ky bashkëpunim ka gjithashtu për qëllim vendosjen e një kuadri bashkëpunimi ndërmjet AQSHF-së dhe UPT-së për ruajtjen, digjitalizimin, promovimin dhe shkëmbimin e materialeve filmike, fotografike, historike dhe kulturore që kanë lidhje me Universitetin Politeknik të Tiranës dhe filmimet me karakter edukativ e studimor, që janë kryer nga laboratori i fotografisë dhe filmit të Universitetit Politeknik të Tiranës.

Palët angazhohen të bashkëpunojnë në identifikimin dhe ruajtjen e materialeve audiovizive që disponon UPT; krijimin dhe ruajtjen e fondit të UPT në AQSHF; digjitalizimin e materialeve filmike të interesit të përbashkët; shkëmbimin e njohurive profesionale në fushën e arkivistikës dhe të përpunimit të materialeve arkivore; shkëmbim materialesh dhe shërbimesh, sipas nevojave që mund të kenë institucionet; promovimin e përbashkët të dokumentarëve shkencorë, historikë dhe filmave arkivorë me tematikë studimore e edukative; organizimin e aktiviteteve të përbashkëta shkencore, edukative, artistike, kulturore.

Ky partneritet ndërinstitucional shënon një hap të parë të rëndësishëm drejt krijimit të një platforme të qëndrueshme për ruajtjen dhe promovimin e trashëgimisë filmike kombëtare, duke e konsideruar atë jo vetëm si kujtim, por si dëshmi të gjallë të historisë sonë. ATA

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular