HomeKulturePas botimit në gjermanisht, "Kronikat e Mjegullës” i Bashkim Hoxhës vjen së...

Pas botimit në gjermanisht, “Kronikat e Mjegullës” i Bashkim Hoxhës vjen së shpejti në anglisht nga shtëpia botuese “EUROPA EDITIONS UK”

Advertismentspot_img

Bashkim Hoxha një krijues i talentuar shqiptar, modest me praninë e tij si gazetar dhe shkrimtar vazhdoj të njoh suksese me botimet e tij ndonëse ato vijën pa atë bujën e sponsorizuar të mjaft për njerëzve të letrave. Krijmtari e Bashkim Hoxhës së fundit ka njohur një sukses të vrullshëm dhe jashtë trojeve shqiptare ku vazhdon të përkthehet në mjaft gjuhë të huaja. Eshtë rasti të ndalemi tek romani “Kronikat e Mjegullës”, romani fitues i çmimit mbarëkombëtar “Rexhai Surroi” si “Romani më i mirë 2019”, i cili deri tani është mirëpritur në 2 botime në shqip (Tiranë dhe Prishtinë) dhe në 2 botime në Rumani, në gjuhën gjermane është përkthyer mjeshtërisht nga Loreta Schillock .  Lajmi i mirë është që ky botim së shpejti do të vij për lexuesit dhe në anglisht dhe emri i Bashkim Hoxhës do të jetë në një katalog të shtepisë botuese EUROPA EDITIONS UK me Stephan King, Ken Follet, Alesandro Barrico, Barack Obama, Pierr Paolo Pasolini, Alda Merini, Octavio Paz.


Statusi i Bashkim Hoxhës në FB
Pa klane. Pa ndërhyrje. Pa përzgjedhje zyrtare. Asnjë motiv jo letrar. Romani “Kronikat e Mjegullës” do të botohet anglisht nga një shtëpi botuese prestigjioze ndërkombëtare EUROPA EDITIONS UK. Krenar që do të jem në një katalog me Stephan King, Ken Follet, Alesandro Barrico, Barack Obama, Pierr Paolo Pasolini, Alda Merini, Octavio Paz e shumë të tjerë që i adhuroj. Sapo nënshkrova kontratën. Së shpejti botimeve shqip, rumanisht, gjermanisht i shtohet botimi anglisht me shpërndarje ndërkombëtare në libraritë më të mëdha të kryeqyteteve letrare. KRONIKAT E MJEGULLES shkëlqen.

Advertismentspot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular