Nëse një vendim personal i kryeministrit Edi Rama përcaktoi mes një hije të zezë pasigurie kandidaten Ogerta Manastirliu si kandidate për Bashkinë Tiranë, opozita nuk ka pse të ndjekë të njëtën udhë. Vendimi duhet kolegjial dhe jo personal, edhe pse i vonuar disi, sepse Tirana duhet të kishte tashmë kandidatin e opozitës për zgjedhjet në Bashkinë Tiranë. Me shumë të tjerëve të sugjeruar apo vetëofruar, dikush ngjan më i veçantë. Ethem Aga quhet. Si fillim, për këdo që mund të thotë: kush është ky?!, përbën lajmin më të mirë për të gjithë… Është dikush që nuk e njohim për afera me tendera dhe grabitës të parasë publike, apo akoma më keq shërbëtor i ndonjë rrjeti të fuqishëm kriminal që të cakton edhe karrierën politike, kundrejt haraçit për t’u mbrojtur nga pushtet. Është dikush që nuk ka mbajtur poste të larta, e aq më shumë me veprime apo mosverime të tij të ketë cënuar interesin qytetar. Nuk ka zaptuar hapësirën publike dhe bombarduar me agresivitet apo akuza çjerëse dritaret televizive.
Dikush që jetën e ndërtoi jashtë vendit, për të kaluar si lektor në Kolegjet e Parisit, drejtues në disa kompani të mëdha dhe në fund sipërmarrës i dy ndërrmarrjeve të sukseshme, po në Francë. Ka dhënë dhe nuk ka marrë! A është mjaftueshëm kaq? Sigurisht që jo, por Tirana është lodhur dhe Aga duket se aktualisht duhet të jetë në krye të çdo emri që shëtitet gojë më gojë brenda së djathtës. Sot kryeqyteti nuk ka kryetar bashkie. Njeriu më i fuqishëm politik në PS, pas numrit një të saj ndodhet në burg që nga 10 shkurti i këtij viti. Ish-kryetari Erion Veliaj akuzohet për korrupsion, pastrim parash dhe shpërdorim detyre në të paktën 13 raste. Ai nuk është më dhe nuk duhet të merremi më me individin Veliaj, por me fenomenin e Velizmit që ndodhet po brenda pushtetit. Dhe për të luftuar një të keqe nuk duhet vepruar me armët e tyre që i kanë shumë herë më të sofistikuara. Nëse një i djathtë demokrat do të ngrejë pyetjen: A mos duhet si kandidat një individ që ka bërë ‘beteja’ e më shumë ka qëndruar në selinë e PD-së sesa në shtëpinë e tij? Gjithkujt i lind kjo e drejtë ta mendojë, por për kushtet specifike që ka sot Tirana, vetëm kjo ide nuk nevojitet. Opozita dhe veçanrisht PD, ka humbur shumë beteja nga viti 2013 dhe deri më tani. Ka vetëm pak pushtet vendor në bashki të vogla dhe për plot 12 vite ka njohur humbje. Po përse humbi? “Humbi padrejtësisht se zgjedhjet u vodhën”-mund të gjykojë një demokrat safi. “Humbi se nuk ishin të aftë të krijonin frymë dhe gabuan politikisht në mospjesëmarrjen në ndarjen territorial; djegien e mandateve të deputetëve, apo edhe zgjedhjen e gabuar të liderit”-mund të gjokojë një tjetër demokrat, po aq safi. E të dyja bashkë këto gjykime zenë vend si justifikim, por jo si shpresë se diçka mund të ndryshojë dhe ndryshimi mund të vijë pikërisht nga zgjedhjet e pjeshme lokale. Nevoja është për një individ të papërplyer, të pa provuar dhe mbi të gjitha një figurë që ngado ta kapësh më shumë nderon sasa mund ti gjesh një vegjë për ta anatemuar.
Kontributi i Agës në PD, apo indirekt edhe për vendin duhet parë shumë larg, që në korrik të vitit 1990, kur shumë syresh, që fatkeqësisht sot ndodhen edhe në PD nuk kuptonin se elita komuniste duhej shtyrë në atë graminë që ngritën për 45 vite. Me idealet e të qenit i lirë dhe sfidën për tu përballur me të panjohurën diku larg Ethem Aga, vetëm 23 vjeç në atë kohë, i sapodiplomuar si agronom i lartë kapercen murin e Ambasadës Franceze dhe pas disa muajsh vendoset në Paris. Puno inga mundi, me nder dhe dinjitet për pak kohë dhe më pas konkurron, fiton dhe merr titullin “inxhinier Agronom” në Francë. Pa ndihmën e askujt, pa referime sërish i beson vetes për më shumë, punon si lector në një kolegj bujqësor të Parisit. Gradualisht merr udhë tjetër, po në besim në vete. Drejtues në dy kompani të mëdha franko-japoneze dhe në fund vendos të jetë vetë bizmemen ku në një kohë të shkurtër menaxhon dy fusha golfi dhe një tjetër sipërmarrje në tregun e automjeve po në Francë. “I ka për vete”-mund të thotë dikush. Ama përgjigja për këdo skeptik duhet të jetë e menjhershme, pasi karakteri, nisma, dija dhe dëshira për të arritur janë vyrtyte dhe jo vese. Në Francë ka jetuar edhe “dikush” që quhet “njëshi” në pushtet. Por po njëshi i dikurshëm i pushtetit të atëhershëm i njëjti me logon e së sotmit thonte: “E mora Ramën me thonj pa prerë nga Parisi dhe e bëra minister”. Epo Aga nuk priti ta thërrasë dikush për ta bërë ministër, sepse as nuk do pranonte një pozicion të ofruar dhe jo fituar. Në zgjedhjet e fundit parlamentare më 11 maj u përfshi në listat e hapura të kandidatëve të PD-së për Tiranën. Mori mbi 5 mijë vota preferenciale. Pa taraf, pa “kontroll strukturash” dhe pa krim nga pas.
Votuesit e tij duhen lexuar dhe jo numëruar. Janë votues që zgjodhën njeriun e paqtë dhe të papërlyer dhe jo individin e “angazhuar” që bërtet për merita partiake. Votoi ai elektorat gri që nuk konsumon atë që i ofrojnë, por zgjedhin çfarë duan të besojnë. Tirana duhet të bëje befasinë dhe befasia e një fitoreje të mundshme vjen nga kandidatë të tillë që kanë çtë japin dhe nuk kanë pyetur se çfarë do të marrin. Si individ është i suksesshëm në Paris, me pasuri të fituar dhe karrierë të ngritur me duart e tij, por më shumë se Parisit Ethem Aga i duhet Tiranës. E.DAKO