HomePolitikeZbulohen 3 emrat e opozitës si kandidatë për Bashkinë Tiranë, PD vijon...

Zbulohen 3 emrat e opozitës si kandidatë për Bashkinë Tiranë, PD vijon konsultimet: Telefonata me Lapajn, kafe me Shabanin, negociatat me Mundësinë dhe PDIU

spot_img

Partia Demokratike ka vijuar takimet me partitë opozitare për gjetjen e një kandidati të përbashkët për zgjedhjet e parakohshme që do të zhvillohen në Bashkinë Tiranë.

PD mësohet se ka zhviluar takim me Endri Shabanin e “Nisma Thurje” dhe Adritatik Lapajn e “Shqipëria Bëhet”.

Ndërsa pritet të zhvillojë takim edhe me ish-deputetin e PD-së, Agron Shehaj, kreu i “Partia Mundësia”.

Demokratët pritet të zhvillojnë një raund tjetër bisedimesh me Shpëtim Idrizin, kreun e PDIU-së, e cila në Tiranë përfaqësohet aktualisht nga një deputet.

Pavarësisht se takimet janë mbajtur në dyer të mbyllura dhe pa deklarata publike, sipas burimeve procesi i përzgjedhjes së kandidatit mësohet se është drejt fazës përfundimtare.

Gazetarja e Top Channel Elda Menga ka zbuluar se Flamur Noka ka zhvilluar vetëm një bisedë telefonike me kryetarin e “Shqipëria Bëhet” Adriatik Lapaj, por ky i fundit ende nuk është gati ta takojë.

Top Channel ka mësuar se Lapaj ka kërkuar që të marrë më parë mendimin e strukturave për një koalicion të mundshëm për zgjedhjen e parakohshme e më pas do bëjë me dije vendimin. Gazetarja e Top Channel Elda Menga raporton se me Endri Shabanin është takuar vetëm Ilir Alimehmeti, me të cilin ka konsumuar një kafe, por as me kreun e Nismës Thurje nuk ka ende datë për takim zyrtar me grupin negociator.

Pak ditë me parë Agron Shehaj i vendosi kushte PD se nuk do ulet në negociatë nëse grupi negociator u vjen me emër kandidati e mesa duket kushti është plotësuar pasi sot në orën 10:30 te mandatuarit e tij deputeti Erald Kapri dhe Sekretarja e Përgjithshme e Partisë Mundësia, Barbara Doda pritet të ulen me Ilir Alimehemetin dhe Belind Këlliçin, ndërsa Flamur Noka nuk do jetë në takim.

Top Channel raporton se po sot të mandatuarit e Sali Berishës pritet të kenë një takim edhe me Shpëtim Idrizin e PDIU.

Procesi i përzgjedhjes së kandidatit mësohet se është drejt fazës përfundimatee.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular