HomeUncategorizedBSH ndërhyn, por zhvlerësimi i euros nuk ndalet - Bleu 161 mln...

BSH ndërhyn, por zhvlerësimi i euros nuk ndalet – Bleu 161 mln euro në gjysmën e parë të vitit, 45% e kësaj shume në vetëm 2 muaj

spot_img

Banka e Shqipërisë ka blerë 161.6 milionë euro në tregun e brendshëm gjatë gjysmës së parë të vitit, me qëllim rritjen e rezervës valutore dhe stabilizimin e kursit të këmbimit.

Gjatë tremujorit të dytë, Banka ka zhvilluar 7 ankande ku janë blerë 88.90 milionë euro nga 33.20 milionë euro të blera në tremujorin e parë. Prej datës 9 maj rezulton të jetë bërë një blerje prej 72.70 milionë eurosh, e ndryshme nga ankandet e zakonshme.

Por a kanë dhënë këto ndërhyrje rezultat në zbutjen e kursit të këmbimit?

Pavarësisht ndërhyrjeve të Bankës së Shqipërisë, kursi i këmbimit ka marrë tatëpjetën për poshtë. Zhvlerësimi i euros nuk është ndalur asnjë moment, duke rënë në 97 lekë në fillim të muajit qershor.

Sikurse ishte lajmëruar në dhjetor 2024, Banka Qendrore ka zhvilluar dy ankande me opsionin FORWARD me afat 1 muaj, pra përmes një marrëveshjeje paraprake për blerjen e euros në një datë të ardhshme dhe me një kurs këmbimi të përcaktuar që në momentin e arritjes së kësaj marrëveshjeje, ndërsa ka vijuar me zhvillimin e dy ankandeve të tjera me afat 3 muaj.

Deri në fund të këtij viti, Banka e Shqipërisë synon që të blejë nga bankat tregtare 270-350 mln euro, rreth 20 milionë euro më shumë se në 2024. Si rezultat i të ardhurave nga turistët, flukset e euros janë më të larta në tremujorin e dytë dhe të tretë. Për këtë arsye, numri më i madh i ankandeve zhvillohet në këtë periudhë.

Banka Qendrore mban një rezervë valutore për të përmbushur nevojat e qeverisë për valutë për shlyerjen e borxhit të jashtëm, për të mbështetur tregtinë ndërkombëtare, duke përmbushur kërkesën për valutë që buron nga importuesit, si dhe mundësuar ndërhyrjen e Bankës së Shqipërisë në treg, me qëllim parandalimin dhe zbutjen e lëvizjeve të forta të kursit të këmbimit.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular