Zbardhen detaje nga sherri mes dy grupeve mbrëmë në Bilisht, ku dy prej tyre kanë mbetur të plagosur. Gazetarja Lorena Kodra raporton për BalkanWeb se sherri dyshohet se ka nisur për shkak të një debat për ndarjen e parave të ardhura nga veprimtaria e paligjshme e kontrabandës së mallrave.
SHERRI
Teksa në sherrin e mbrëmshëm u përfshinë disa persona, një prej tyre u plagos me thikë. Nga ana tjetër, pas sulmit, i dëmtuari ka nxjerrë thikën dhe ka goditur njërin prej dhunuesve. Trajan Çeliku, i njohur nga policia si person problematik, së bashku me dy persona të tjerë, kanë dhunuar një 39-vjeçar me inicialet G.M. Konflikti dyshohet se ka ndodhur për motive të dobëta, ndërsa nuk ka qenë hera e parë që autorët të përfshihen në konflikt me 39-vjeçarin.
Gjatë sherrit, 39-vjeçari e ka goditur me thikë pas sulmit të personave. Mësohet se pas mjekimit në spital, të gjithë janë shoqëruar në komisariatin e Devollit ku do të merren në pyetje e do të zbardhet gjithë dinamika e ngjarjes.