HomeKronikeEMRAT/Skema masive e tjetërsimit të pronave në bregdetin e Durrësit, pas hekurave...

EMRAT/Skema masive e tjetërsimit të pronave në bregdetin e Durrësit, pas hekurave vëllai i deputetit të PS dhe ai i ‘Rrumit’. Urdhër arrest i ri për Aleksandër Lahon

spot_img

Zbardhen të tjera detaje në lidhje me aksionin e policisë ditën e sotme në Durrës, me urdhër të SPAK. Aksioni ishte përfshirë për arrestimin e eksponentëve të krimit, për ngjarje kriminale, por dhe për çështje të tjetërsimit të pronave në bregdetin e Durrësit. Gazetarja Klodiana Lala raporti live për News24, se janë arrestuar 3 persona, një të katërti i është komunikuar masa e arrestit me burg, në parabugim.

Konkretisht pas hekurave ka Vullnet Muça, vëllai i “Rrumit” të Shijakut, i cili dyshohet për përfshirje në një skemë të tjetërsimit të pronave në Durrës. Në kuadër të këtij operacioni u arrestua dhe Enea Kume, vëllai i deputetit të PS-së, Loer Kume, i cili ishte pjesë e listave të mbyllura të socialistëve në zgjedhjet e 11 majit.

Ndërkohë, pas hekurave përfundoi dhe Vlashi Draçi, i dyshuar si pjesë e skemës së tjetërsimit të pronave. Po ashtu është firmosur një urdhër i rri arresti për Aleksandër Lahon, i njohur ne nofkën ‘Rrumi’, i cili ka pasur disa përballje me drejtësinë, ndërsa është shpallur në kërkim për skemën e tjetërsimit të pronave.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular