HomeRajoniKryeprokurori i Speciales në Kosovë pret në takim drejtuesin e SPAK, Altin...

Kryeprokurori i Speciales në Kosovë pret në takim drejtuesin e SPAK, Altin Dumani

spot_img

Kryeprokurori i Prokurorisë Speciale të Kosovës, Blerim Isufaj, priti të mërkurën në një takim pune drejtuesin e Strukturës së Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Orgnizuar, Altin Dumani.

Gjatë takimit u diskutua për thellimin e bashkëpunimit ndërinstitucional në fushën e sundimit të ligjit, shkëmbimin e përvojave dhe forcimin e koordinimit në hetimet e përbashkëta.

Dumani ritheksoi përkushtimin e SPAK-ut për të mbështetur Prokurorinë Speciale në luftën kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar.

Ndërsa, Isufaj shprehu mirënjohjen për bashkëpunimin e vazhdueshëm, duke theksuar se Prokuroria Speciale mbetet një shtyllë e fortë dhe e palëkundur e sistemit të drejtësisë në vend.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular