HomeUncategorizedTre emrat e PD-së për Tiranën, “shpërthen” Kalaja: Kanë lidhje shumë të...

Tre emrat e PD-së për Tiranën, “shpërthen” Kalaja: Kanë lidhje shumë të forta me Sorosin! Nuk bëhet bashkimi i opozitës kundër interesave të demokratëve

spot_img

Kandidatja e PD-së si deputete për 11 majin, Adriana Kalaja ishte e ftuar në News24 pasditen e sotme, teksa foli për votimet lokale më 9 nëntor ku opozita duhet të gjejë një kandidat përballë socialistes Ogerta Manastirliu.

Kalaja kritikoi mënyrën se si PD dhe opozita po zhvillojnë procesin për zgjedhjen e kandidatit.

Sa i përket 3 emrave të dalë së fundmi në media, si një kandidaturë e mundshme: Florian Haçka, Edlira Cepani dhe Ermal Hasimja, Kalaja shpërtheu duke thënë se të tre kanë lidhje shumë të forta me Sorosin.

Kalaja shton se ky bashkim i opozitës nuk mund të shkelë interesat e demokratëve.

Adriana Kalaja: Ato partiçkat e vogla që më shumë e ngarkuan në aspekt të mos-marrjes së votave. Nuk ka demokrat që beson në votat e pastra. Po është më e pastër të deklarojnë se thëniet tona janë politike të pabazuara. Jam futur në politikë me moralin tim. Kam shprehur gatishmërinë për të marrë pjesë si kandidate. Tabaku nuk i ka votat e veta. Nëse do kishte votat e veta duhej e para të ishte në garë. Kanë përfituar mjaft nga PD-ja.

I duhet Edi Ramës një opozitë që duhet ta kontrollojë. Bashkimi o duhet bërë mbi disa parime, disa norma që nuk cenojnë interesin e demokratëve. E gjithë struktura e PD-së ka goditur kauzën e Sorosit. Ta ça shkojmë dhe pranojmë. Tabaku është njeri i Sorosit. Nuk i ka patur votat e veta. Të tre kandidaturat kanë lidhje shumë të forta me Sorosin.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular