HomeKultureNdahet nga jeta aktori i njohur Remo Girone, legjenda e serialit “Oktapodi”

Ndahet nga jeta aktori i njohur Remo Girone, legjenda e serialit “Oktapodi”

Advertismentspot_img

Bota e kinemasë dhe televizionit është në zi pas ndarjes nga jeta të aktorit të njohur italian Remo Girone, i cili u shua në moshën 76-vjeçare në Montekarlo, ku jetonte prej disa kohësh.

Emri i Girone-s është i lidhur ngushtë me historinë e televizionit italian dhe europian. Ai u bë i famshëm në vitet ’80 falë rolit të Tano Cariddi, personazhi i errët dhe i fuqishëm në serialin legjendar “La Piovra”, që trajtonte lidhjet midis mafies dhe politikës. Interpretimi i tij i fuqishëm e bëri Cariddin një figurë kult në historinë e televizionit.

Por karriera e Remo Girone-s nuk u kufizua vetëm në ekranin e vogël. Ai ishte aktiv në teatër, kinematografi dhe projekte televizive ndërkombëtare, duke bashkëpunuar me emra të njohur të artit botëror falë talentit dhe finesës së tij artistike.

Roli i tij i fundit në kinematografi ishte në filmin “The Equalizer 3” (2023), ku luajti përkrah Denzel Washington, një tjetër dëshmi e reputacionit që Girone gëzonte edhe jashtë Italisë.

Ad 

Advertismentspot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular