HomeEkonomiRivlerësimi i pasurive të paluajtshme, Ministri Malaj takon ndërtuesit dhe shoqata e...

Rivlerësimi i pasurive të paluajtshme, Ministri Malaj takon ndërtuesit dhe shoqata e biznesit

Advertismentspot_img

Ministri Malaj zhvilloi konsultime me grupet e interesit për rivlerësimin dhe taksimin e pasurive të paluajtshme

Nën drejtimin e Ministrit Petrit Malaj, u zhvilluan sot në ambientet e Ministrisë së Financave disa takime me grupet e interesit për konsultimin publik të projektligjit “Për rivlerësimin e pasurisë së paluajtshme” dhe projektvendimit “Për miratimin e metodologjisë, rregullave dhe procedurave për përcaktimin e vlerës së taksueshme të pasurisë së paluajtshme “Ndërtesa”, llogaritjen e taksës mbi ndërtesën dhe pagesën e saj”.

Takimet konsultative u zhvilluan me Shoqatën e Ndërtuesve të Shqipërisë, Dhomat e Tregtisë dhe shoqatat e biznesit, si dhe me përfaqësues të kompanive që operojnë në tregun e pasurive të paluajtshme.

Ministri Malaj vlerësoi rëndësinë e procesit të konsultimit publik të këtyre nismave ligjore dhe theksoi nevojën e dialogut me palët e interesuara, në mënyrë që të ketë një zbatim sa më eficient të tyre, një përfitim sa më të lartë nga qytetarët dhe nga bizneset e lidhura me sektorin e pasurive të paluajtshme.

Në këtë kuadër, Ministri ftoi përfaqësuesit e grupeve të interesit të japin mendimet dhe komentet e tyre profesionale, proces ky që ndër të tjera synon të rrisë transparencën, parashikueshmërinë e politikave tatimore, e ndaj dhe partneriteti në adresimin e drejt të problematikave do të ishte mjaft i rëndësishëm.

“Metodologjia e re e llogaritjes së taksave vendore mbi pasurinë e paluajtshme, çmimet e reja të referencës dhe rivlerësimi do të hyjnë në fuqi më 1 janar 2026. Kjo do t’i japë individëve dhe bizneseve kohë të mjaftueshme gjatë vitit të ardhshëm për të vlerësuar pasuritë e tyre bazuar në vlerën e tregut, dhe për të kryer pagesat e taksave mbi këto vlera”, u shpreh Malaj.

Ministri theksoi se projektligji për rivlerësimin synon të krijojë një kuadër ligjor që i mundëson individëve dhe personave juridikë përshtatjen e vlerës së pronave të tyre me atë të tregut, në kushtet kur çmimet e pasurive të paluajtshme janë në rritje. Përvoja nga ligjet e mëparshme ka treguar se qytetarët kanë pasur interes të lartë për të përfituar nga mundësia e rivlerësimit, gjë që është reflektuar në rritjen e numrit të aplikimeve dhe transaksioneve të regjistruara pranë Agjencisë Shtetërore të Kadastrës.

Sa i përket çmimeve të referencës, Ministri i Financave vuri në dukje se ato nuk janë rishikuar që nga viti 2016, me përjashtim të Bashkisë Tiranë, ndërkohë që çmimet e tregut janë rritur ndjeshëm. Për këtë arsye, tha z. Malaj, është hartuar një paketë e re çmimesh reference nga një grup i gjerë pune, mbi bazën e një metodologjie që i afron më shumë me vlerat e tregut.

Për nxjerrjen e tyre janë analizuar 16,800 transaksione në 12 qarqe të Shqipërisë, për një periudhë 3- vjeçare. Gjithashtu, janë shtuar zona të reja, gjithsej 119 zona nga 65 që janë aktualisht – me synim që çmimet referuese të reflektojnë më mirë vlerën e tregut në çdo zonë të caktuar. Këto zona shoqërohen me hartat përkatëse, ku janë përcaktuar kufijtë dhe çmimi mesatar për metër katror sipërfaqe banimi. Për të lehtësuar punën e strukturave vendore të tatimeve dhe tarifave, është propozuar që këto harta të publikohen edhe në mënyrë elektronike në faqen zyrtare të Autoritetit Shtetëror për Informacionin Gjeohapësinor/ASIG.

Takimet e sotme me grupet e interesit u zhvilluan në vijim të procesit të konsultimit publik për këto dy nisma ligjore, i cili nisi me publikimin e tyre gjatë muajit Korrik 2025 në Regjistrin Elektronik për Njoftimet dhe Konsultimet publike.

Advertismentspot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular