Gjykata e Posaçme konfirmoi masën e sigurimit “arrest në burg” për dy vëllezërit Kristi dhe Aleksandër Bushgjokaj.
Burime për A2 CNN bëjnë me dije se të dy akuzohen për rrëmbimin dhe vrasjen e 22 vjeçarit Renis Dobra, në Burrel.
Masa e sigurisë ndaj vëllezërve u rivlerësua nga GJKKO pas kalimit të dosjes hetimore ndaj tyre nga Prokuroria e Dibrës në SPAK.
Dy të akuzuarit e tjerë për krimin, Petrit Çakërri dhe Fatjon Bushgjoka nuk dolën sot para gjykatës, shkruan A2 CNN.
Ndërkohë avokati i të pandehurve ka pretenduar se kanë kaluar afatet ligjore nga shpallja e mos kompetencës dhe dorëzimi i dosjes në GJKKO.