HomeKryesoreTirana si bastion/Rama ndan detyrat dhe synon të tejkalojë shifrat e 2023-it...

Tirana si bastion/Rama ndan detyrat dhe synon të tejkalojë shifrat e 2023-it (Lista sipas zonave). Balluku do të drejtojë fushatën në Tiranë dhe Mat

Advertismentspot_img

Zgjedhjet e pjesshme në kryeqytet do të mbahen më 9 nëntor, fushata vetëm 1 javë!
Ka përfunduar mbledhja e Kryeministrit Edi Rama me strukturat e Partisë Socialiste në Tiranë, lidhur me zgjedhjet e pjesshme që pritet të mbahen më 9 nëntor 2025.

Takimi u zhvillua për rreth 30 minuta në ambientet e Hotel Tirana me në fokus koordinimin e fushatës dhe mobilizimin e burimeve politike në mbështetje të kandidates socialiste, Ogerta Manastirliu

Në këtë takim morën pjesë ministra, deputetë të Tiranës, përfaqësues të bashkisë, si dhe ish-deputetë të cilët kanë kandiduar në zgjedhjet e mëparshme në këtë bashki.

Kreu i qeverisë ka ndarë detyrat dhe zonat elektorale për secilin, përfshirë edhe ministrat, ndërsa synimi është për një diferencë më të thellë se gara e fundit elektorale, zgjedhjet vendore të vitit 2023.
 fushata udhëhiqet nga numri dy i qeverisë, Belinda Balluku. Kjo e fundit do të drejtojë edhe fushatën në Mat.

Kujtojmë se asokohe, Erion Veliaj fitoi bindshëm ndaj kundërshtarit të tij, Belind Këlliçi, me plot 60 mijë vota më shumë! Siç duket, Rama kërkon një tjetër fitore historike, e rrjedhimisht plani është përqendrimi i forcave për bashkinë më të madhe në vend.

Ja drejtuesit e njësive në kryeqytet:

Njësia 1 –Lindita Nikolla, Adea Pirdeni, Ervin Hoxha
Njësia 2 – Olta Xhaçka, Arben Pëllumbi, Blendi Klosi
Njësia 3 – Klotilda Bushka, Ermonela Felaj, Delina Ibrahimaj
Njësia 4- Blerina Gjylameti, Eduard Shalsi
Njësia 5- Erion Braçe, Niko Peleshi, Taulant Balla
Njësia 6- Blendi Gonxhe, Ceno Klosi
Njësia 7- Etilda Gjonaj, Iris Luarasi, Ulsi Manja
Njësia 8 – Igli Hasani, Milva Ekonomi, Bora Muzhaqi
Njësia 9 – Mimi Kodheli, Besfort Lamallari
Njësia 10 – Fatmir Xhafa, Ermal Elezi
Njësia 11 – Albana Koçiu, Erion Malaj, Rakip Suli
Zonat rurale: Xhemal Qefalia, Ornaldo Rakipi
Njësia 13- Anila Denaj, Sofjan Jaupaj

Veliaj lufton nga qelia për rikthimin në detyrë

Teksa Tirana përgatitet për zgjedhje të parakohshme, Erion Veliaj i cili aktualisht ndodhet në qelitë e paraburgimit në Durrës, lufton nga ana ligjore për të kundërshtuar vendimin për shkarkimin e tij.

Për këtë të fundit, duhet të vendosë përfundimisht Gjykata Kushtetuese, edhe pse Presidenti i Republikës e ka shpallur vakancën dhe madje datën e zgjedhjeve.

Veliaj pretendon se nuk është dëgjuar në proces dhe se nuk janë përmbushur kriteret e nenit 115 të Kushtetutës, i cili lejon shkarkimin e një kryebashkiaku vetëm në rast të shkeljeve të rënda. Në argumentimin e tij, ai thekson se mosparaqitja në punë, që u përdor si bazë për shkarkimin, nuk varej nga vullneti i tij dhe nuk përbën shkelje të provuar.

Advertismentspot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular