Ky është 65-vjeçari Gjergj Tusha, i cili u gjet i vrarë pranë hidrovorit në Talë pasditen e së premtes (4 Tetor)
Viktima ishte denoncuar i zhdukur nga vajza e tij me iniciale A. Gj., rreth orës 14:40 të mesditës së djeshme.
Ai u gjet pas disa orësh kërkime, rreth orës 17:30, në breg të lumit Mat, në Pllanë të Lezhës.
Nga këqyrja paraprake e trupit të viktimës u vunë re shenja dhune, përfshirë një plagë në trup, dyshohet nga armë zjarri.
Njoftimi i policisë:
Lezhë / Informacion paraprak
Rreth orës 14:40, në Sallën Operative ka telefonuar shtetasja A. Gj., duke njoftuar se kishte humbur kontaktet me babain e saj, shtetasin Gj. T., 65 vjeç, banues në Pllanë, Lezhë.
Menjëherë, shërbimet e Policisë kanë nisur kërkimet për gjetjen e tij.
Pas disa orësh kërkimesh, rreth orës 17:30, në breg të lumit Mat, në Pllanë, Lezhë, është gjetur pa shenja jete shtetasi Gj. T.
Nga këqyrja paraprake, viktima ka shenja dhune, përfshirë një plagë në trup, dyshohet nga armë zjarri.
Është ngritur një grup i posaçëm hetimor, i cili ndodhet në vendngjarje dhe, nën drejtimin e Prokurorisë, po punon për sqarimin e rrethanave, dokumentimin ligjor, si dhe identifikimin dhe kapjen e autorit/ve.
Ndërkohë, shërbimet e Policisë dhe ato të Forcës Kombëtare të Sigurisë, Njësia Shkodër, po kontrollojnë në zonë me qëllim kapjen e autorit/ve.