Kryeministri Edi Rama njoftoi masa të reja ndëshkuese për abuzimet në sektorin e ndërtimit. Ai theksoi se çdo ndërtues që tejkalon lejen ndërtimore me mbi 10% do t’i konfiskohet objekti dhe do përjashtohet nga tregu për 5 vite.
Po ashtu, punonjësit e administratës që ndërtojnë pa leje do të largohen nga shërbimi publik për të paktën 7 vjet.
Ndërtimet pa leje, që Rama i quajti “kancer për shoqërinë”, do të trajtohen me tolerancë zero, ndërsa rregullat e reja do u shpërndahen noterëve, gjykatësve, ndërtuesve dhe arkitektëve për të shmangur çdo justifikim për mosdijeni.