HomeBotaSHBA po shqyrton mundësinë për të nxjerrë një monedhë me portretin e...

SHBA po shqyrton mundësinë për të nxjerrë një monedhë me portretin e Donald Trump

Advertismentspot_img

Departamenti Amerikan i Thesarit po shqyrton mundësinë e prodhimit të një monedhe një-dollarëshe që mban portretin e Presidentit Donald Trump, në kuadër të 250-vjetorit të pavarësisë së Shteteve të Bashkuara, njoftuan zyrtarët të premten.

monedha trump

Sipas një projekti paraprak të publikuar në platformën X dhe të rishpërndarë nga Departamenti i Thesarit, monedha e propozuar do të paraqesë profilin e Trump-it së bashku me fjalën “LIBERTY”.

Ndërsa në anën tjetër ai shfaqet me grushtin lart përpara flamurit amerikan dhe me frazën “Fight, fight, fight” (Luftoni, luftoni, luftoni), një thirrje që presidenti amerikan e bëri pas atentatit vitin e kaluar.

Departamenti i Thesarit nuk ka dhënë ende një koment zyrtar mbi idenë.

Ky vendim pritet të merret në 4 korrik 2026, ditën kur SHBA feston 250-vjetorin e pavarësisë.

Advertismentspot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular