Partia Demokratike do të mbledhë sot Kryesinë, ku në qendër të diskutimeve pritet të jenë zgjedhjet e pjesshme në 6 Bashki të vendit, ku kjo forcë politike ende s’ka dalë me kandidatë, përfshirë Tiranën.
Gjatë mbledhjes së Kryesisë grupi i punës pritet të janë informacione rreth ecurisë së bisedimeve me aleatet në lidhje me përfaqësimin në zgjedhjet e 9 nëntorit
Gjithashtu do të ketë diskutime dhe vendimmarrje mbi organizimin e procesit zgjedhor në 6 bashkitë që hyjnë në zgjedhje.
Vakancat në bashkitë Vlorë, Berat, Mat, Tepelenë dhe Cërrik janë krijuar për shkak të dorëheqjes së kryetarëve të bashkive.
Ndërsa në Bashkinë Tiranë për shkak se ish-kryetari Erion Veliaj ndodhet në qeli prej dats 10 Shkurt dhe u shkarkua me vendim të Këshillit Bashkiak.
Edhe pse Erion Veliaj e çoi në Kushtetuese vendimin për shkarkimin e tij nga posti, kjo se ndaloi Presidentin Bajram Begaj të dekretonte datën e zgjedhjeve edhe për Bashkinë Tiranë.