HomeKronike“Akt i shëmtuar dhe kriminal”- Berisha për vrasjen e gjyqtarit Kalaja: Kërkoj...

“Akt i shëmtuar dhe kriminal”- Berisha për vrasjen e gjyqtarit Kalaja: Kërkoj dënim maksimal për autorët

Advertismentspot_img

Kreu i PD-së, Sali Berisha ka reaguar pas vrasjes së gjyqtarit të Apelit, Astrit Kalaja, brenda sallës së gjyqit, duke e cilësuar ngjarjen si një akt kriminal të shëmtuar dhe dëshmi të pasigurisë në vend.

Ai kërkoi dënimin më të rreptë për autorin dhe çdo porositës të përfshirë në këtë ngjarje tragjike, ndërsa shprehu ngushëllimet për familjen dhe të afërmit e gjyqtarit.

Reagimi i Sali Berishës:

Ekzekutohet me armë zjarri gjyqtari i Apelit Astrit Kalaja.

Mediat njoftojnë se një person i armatosur ka qëlluar me armë zjarri sallen e gjyqit, në detyrë, gjyqtarin e Apelit Astrit Kalaja, i cili humbi jetën nga plagët brenda pak kohe.

Duke i shprehur ngushëllimet më të ndjera familjes, miqve dhe të afërmve të gjyqtarit të ndjerë Kalaja, dënoj me forcën më të madhe aktin e shëmtuar dhe kriminal ndaj gjyqtarit në sallen e gjyqit , dëshmi e kontrollit të rendit nga krimi dhe pasigurisë së madhe që ekziston sot në vend.

Kërkoj dënimin më të rreptë ligjor për ekzekutorin dhe porositësit e këtij krimi shumë të rëndë.

Advertismentspot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular