Është qëlluar me armë zjarri ditën e sotme gjyqtari Astrit Kalaja pranë ambienteve të Gjykatës së Apelit të Juridiksionit të Përgjithshëm, Tiranë.
Burime bëjnë me dije se gjyqtari Kalaja ndodhet në gjendje të rëndë shëndetësore, ndërsa autori është vënë në pranga.
Mësohet se i plagosur ka mbetur edhe një person tjetër, i pranishëm në ambientet e Gjykatës së Apelit.