Më 11 tetor, Shqipëria do të luajë në transfertë ndaj Serbisë, në ndeshjen vendimtare për kualifikueset e Botërorit.
Siguria dhe masat për këtë takim do të jenë shumë të rrepta, pasi serbët i druhen trazirave. Nga Shqipëria, nuk do të lejohen tifozët, sipas vendimit të marrë nga institucionet përkatëse.
Në stadiumin e Leskovacit, nuk do të jetë as gazetari i sportit, Arlind Sadiku, i cili ka zbuluar se ndaj tij është lëshuar një urdhër-arrest nga Serbia.
“Jam interesuar përmes institucioneve serbe, përmes shqiptarëve që kemi në Luginën e Preshevës, megjithatë ka një urdhër-arrest ndaj meje, kështu që nuk do të më lejohet të udhëtoj”, deklaroi ai.