HomeAktualitetMbingarkesa në burgje, belgët hedhin sytë nga Shqipëria dhe Kosova

Mbingarkesa në burgje, belgët hedhin sytë nga Shqipëria dhe Kosova

Advertismentspot_img

Dy ministre belge, me mision në Tiranë dhe Prishtinë

Dy ministrat, të Drejtësisë dhe të Azilit e Migracionit në Belgjikë, nisën këtë të hënë një mision diplomatik në Shqipëri dhe Kosovë.

Lajmi bëhet i ditur nga mediat belge, të cilat nënvizojnë se vizitat e ministres së Drejtësisë, Annelies Verlinden, dhe asaj të Azilit dhe Migracionit, Anneleen Van Bossuyt, do të përqendrohen në adresimin e mbipopullimit të burgjeve dhe luftën kundër krimit të organizuar.

Zgjidhjet e mundshme që do të propozohen nga përfaqësuesit e qeverisë belge janë marrja ose ndërtimi i një burgu jashtë vendit për jo-rezidentët, potencialisht në Kosovë ose Shqipëri, si dhe dërgimi i të burgosurve shqiptarë drejt vendit tonë.

Mediat belge raportojnë se në burgjet e tyre ndodhen 307 shqiptarë, 253 prej të cilëve nuk kanë të drejtë qëndrimi në vend.

Temë e këtyre takimeve është gjithashtu edhe arritja e një marrëveshjeje me Shqipërinë dhe Kosovën për ndarjen e aseteve të krimit të organizuar të sekuestruara, që një pjesë e tyre t’i kalojë Belgjikës.

Në Shqipëri, këto takime, sipas burimeve të TV Klan, do të mbahen ditën e martë dhe të mërkurë në Ministrinë e Drejtësisë, Ministrinë e Brendshme dhe në SPAK.

Advertismentspot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular