HomeAktualitetMinistri Salla: Partneriteti me BOKU sjell diplomë ndërkombëtare për studentët e UBT....

Ministri Salla: Partneriteti me BOKU sjell diplomë ndërkombëtare për studentët e UBT. Evis Sala: 459 studentë të mjekësisë nisin ëndrrën e tyre

Advertismentspot_img

Ministri i Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural, Andis Salla, mori pjesë sot në ceremoninë e fillimit të vitit të ri akademik në Universitetin Bujqësor të Tiranës (UBT). Në publikimin në rrjetet sociale të tij, ministri Salla thekson se këtë vit akademik, numri i regjistrimeve në 9 programet e përbashkëta të dizajnuara me Universitetin BOKU të Vjenës shënoi një rritje mbi 20%, duke reflektuar interesin e lartë të studentëve dhe besimin në cilësinë e arsimit të ofruar.

“Ky rezultat është fryt i përpjekjeve për afrimin e arsimit me tregun e punës dhe për ta kthyer UBT-në në një qendër ekselence në rajon”, shprehet Salla.

Falë këtij partneriteti, studentët përfitojnë diplomë të dyfishtë dhe eksperiencë ndërkombëtare, duke pasur mundësinë të zhvillojnë njohuritë dhe aftësitë e tyre në një prej institucioneve më të njohura akademike shqiptare.

Sipas ministrit, përmes marrëveshjes së bashkëpunimit të MBZHR dhe UBT, studentët do të kenë mundësi të zhvillohen profesionalisht përmes praktikave dhe programeve të punësimit, në mbështetje të vizionit “Bujqësia 2030”.

Ministri Salla u uroi suksese të gjithë studentëve të rinj, duke theksuar rolin e tyre në transformimin e bujqësisë shqiptare drejt një sektori modern, të qëndrueshëm dhe konkurrues në tregjet europiane, në rrugën e pakthyeshme të Shqipërisë drejt Bashkimit Europian.

Tiranë, 6 tetor 2025 – 34 vjet pas diplomimit në Fakultetin e Mjekësisë, ministrja e Shëndetësisë dhe Mirëqenies Sociale, Prof. Evis Sala ëshë rikthyer në auditoret e fakultetit. Por, këtë herë për t’i uruar vitin e ri akademik 459 studentëve që zgjodhën të studiojnë Mjekësi të Përgjithshme.

Në “Ceremoninë e Bluzave të Bardha”, organizuar me pedagogë dhe studentë të vitit të parë, në Fakultetin e Mjekësisë, ministrja Sala u ndal në politikat e ndjekura për realizimitn e një prej prioriteteve kryesore të sistemit të shëndetësisë në vend, atë të ndalimit të largimit të mjekëve.

Në fakt 30 e ca vite më parë ishin 150 kuota në mjekësi, pastaj gradualisht është rritur në 350 kuota dhe aktualisht janë 500 kuota pranimi për studentët e mjekësisë.

Për herë të parë ka nisur zbatimi i kontratës për shërbimin publik, sipas së cilës çdo student i mjekësisë që diplomohet do të punojë për tre vite në vendin e tij, në sitemin tonë shëndetësor.  Jam shumë e kënaqur që 94% e studentëve të vitit të parë e kanë firmosur këtë kontratë”, nënvizoi ministrja.

Duke u ndalur tek motivimi dhe vlerësimi i kontributit të mjekëve shqiptar në misionin e tyre human, ministrja e Shëndetësisë theksoi se do të vijojë rritja eksponenciale e pagave për mjekët specialist deri në 20230.

Janë përmirësuar ndjeshëm dhe pagat e mjekëve, ku në vitin 2013 paga e mjekut specialist  ishte 490 euro, dhe në 2030 synojmë që kjo pagë të jetë  2000  euro”, – theksoi ajo, ndërsa u ndal në  investimet e rëndësishme që janë bërë ndër vite në sektorin publik të shëndetësisë, si përsa i përket infrastrukturës ashtu edhe formimit të personelit mjekësor. 

Janë dy shtylla të rëndësishme ku do të mbështetemi: krijimi dhe zgjerimi i aleancave me qendrat e ekselencës ndërkombëtare, sigurisht në bazë të specialiteteve të ndryshme. Do të kërkojmë më të mirën, me të cilin mund të bashkëpunojmë dhe të binjakëzohemi, si dhe integrimin me përparësi të inteligjencës artificiale në sistemin tonë shëndetësor.”.

Ceremonia u përshendet nga rektori Xheladin Draçini, dekania Margarita Gjata dhe profesori Agron Ylli.

Advertismentspot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular