HomeKronike“Një i ri i maskuar qëlloi nga afër”- Zbardhet dinamika e vrasjes...

“Një i ri i maskuar qëlloi nga afër”- Zbardhet dinamika e vrasjes së shqiptarit dhe grekut! Pak ditë më parë, pronari i kampingut i shpëtoi një atentati! Çfarë thonë dëshmitarët

Advertismentspot_img

Një shqiptar dhe një grek mbetën të vrarë mbrëmjen e të dilës (5 tetor) në rajonin e Mesinisë në Greqi. Ngjarja e rëndë ndodhi në ambientet e një kampingu në zonën turistike të Finikundas.

Sipas informacioneve të para nga autoritetet, rreth orës 20:30 të mbrëmjes, policia u thirr në kamping pas raportimeve për të shtëna armësh. Në vendngjarje u gjetën të pajetë dy persona.

Njëri prej viktimave është identifikuar si një shtetas grek, rreth 70 vjeç, pronar i kampingut. Viktima tjetër është një burrë me origjinë shqiptare, rreth 60 vjeç, i cili punonte si përgjegjës i mirëmbajtjes në të njëjtin kamping.

Sipas dëshmive të banorëve lokalë, autori dyshohet të jetë një i ri, i cili iu afrua dy viktimave dhe i qëlloi nga një distancë e afërt. Media greke MessiniaLive raporton se agresori hyri në recepsionin e kampingut me fytyrë të mbuluar dhe qëlloi për vdekje 70-vjeçarin. Më pas, pasi viktima shqiptare tentoi të largohej, edhe ai u qëllua për vdekje.

Pas krimit, autori dyshohet se është larguar me motor. Policia që mbërriti në vendin e ngjarjes ka konstatuar trupat e pajetë të dy burrave në recepsionin e kampingut, të mbuluar në gjak. Dyshohet se arma e përdorur ishte një pushkë gjahu.

Hetimet janë duke u zhvilluar nga Njësia për Hetimin e Krimeve të Rënda të Mesinisë, e cila po mbledh prova për të identifikuar dhe kapur autorin. Burime nga policia bëjnë me dije se ka dyshime të forta që autori dhe viktimat njiheshin më parë.

Një detaj i rëndësishëm që është bërë publik është se rreth 15 -20 ditë para vrasjes, pronari i kampingut kishte raportuar në polici për të shtëna dhe një tentativë për atentat ndaj tij në një tjetër biznes që ai zotëron brenda fshatit Finikunda.

Advertismentspot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular