Momenti kur gjyqtari Astrit Kalaja nxirret i plagosur nga salla e gjyqit
Ky është momenti tragjik kur gjyqtari i Apelit të Tiranës, Astrit Kalaja teksa del për herë të fundit nga salla ambientet e punës së tij, ku u qëllua në mënyrë makabre me armë zjarri, në një prej ngjarjeve më të rënda kriminale ndaj togave të zeza.
Gjyqtari Kalaja pas ngjarjes siç tregojnë edhe pamjet nxirret me barelë nga stafi mjekësor i Urgjencës së Tiranës, në gjendje të rëndë për jetën. Kalaja u godit me tre plumba, ku të paktën një plumb e zuri në pjesën e gjoksit. Ai ndërroi jetë rrugës për në spital.
Gjyqtari Kalaja mësohet se ka marrë tre plumba nga të shtënat në sallën numër 5 të Apelit, kurse dy të plagosurit kanë marrë nga një plumb, njëri në krah tjetri poshtë brinjës.
Kalaja u qëllua sipas policisë nga 30-vjeçari Elvis Shkambi, menjëherë pasi dha një vendim kundër tij në një çështje pronash. Autori ka qëndruar gjatë gjithë seancës brenda në sallë, i armatosur, në pritje të dhënies së vendimit.







