HomeBotaPolonia ngre aeroplanët në ajër pas s*lmeve intensive ruse në perëndim të...

Polonia ngre aeroplanët në ajër pas s*lmeve intensive ruse në perëndim të Ukrainës

Advertismentspot_img

Pesë persona kanë vdekur dhe dhjetëra të tjerë kanë mbetur pa energji në Ukrainë, pas sulmeve intensive ruse me dronë dhe raketa përgjatë natës, ka bërë të ditur presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky.

Ushtria polake ka konfirmuar se i ka ngritur aeroplanët luftarakë në ajër për të garantuar sigurinë e hapësirës ajrore të Polonisë, që gjendet në kufi me Ukrainën.

Sipas njoftimit të ushtrisë, janë angazhuar edhe aeroplanë të aleatëve të NATO-s.

Katër anëtarë të njërës familje, përfshirë një vajzë 15-vjeçare, janë vrarë nga një sulm në fshatin Lapaivka, pasi sulmet kanë mbërritur deri në qytetin perëndimor të Lvivit.

Ministria ruse e Mbrojtjes ka thënë se ka kryer me sukses sulm “masiv” në shënjestrat ushtarake dhe infrastrukturore të Ukrainës.

Një person ka vdekur në Zaporizhja. Zelensky ka thënë se Rusia i ka nisur mbi 50 raketa dhe 500 dronë.

Advertismentspot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular