Ka ndërruar jetë prej plagëve të marra gjyqtari Astrit Kalaja, i cili u qëllua me armë zjarri ditën e sotme në ambientet e Gjykatës së Apelit në Tiranë. Është identifikuar emri i autorit të dyshuar që qëlloi me armë zjarri në sallën e gjyqit, gjyqtarin Astrit Kalaja. Si pasojë e plagëve gjyqtari, Astrit Kalaja humbi jetën.
Mësohet se autori i dyshuar është Gjon Shkëmbi, i cili është arrestuar nga policia.







