Landi Gura nga Korça ishte qytetari që shpëtoi nga vdekja të miturën 14-vjeçare nga Korça e cila u vetëhodh nga ballkoni i banesës një ditë më parë.
Ai rrëfen sesi e kuptoi që vajza po hidhej dhe doli ta shpëtonte.
“Unë për momentin isha në lokal ,dëgjoj zëra dhe kur shkova atje ajo donte të hidhej. I dola përpara, e shihja si mbesën time se ishte e vogël.
Ajo ra në një llamarinë aty, nga llamarina ra në krahët e mia, por fati që nuk i zuri koka në çimento aty dhe shpëtoi, ishte edhe ajo me fat por edhe unë.
Tërë ata burra këtu dhe asnjë nuk i erdhi në ndihmë, hyra si ato shqiponjat e prita”-tregon ai.