HomeSportVIDEO/ Strakosha pret penallti para duelit me Serbinë, AEK-u triumfon me përmbysje...

VIDEO/ Strakosha pret penallti para duelit me Serbinë, AEK-u triumfon me përmbysje dhe merr kryesimin e kampionatit

Advertismentspot_img

Portieri i Kombëtares shqiptare, Thomas Strakosha, ishte protagonist në triumfin 2 me 3, që skuadra e AEK-ut arriti në kampionat ndaj Kifisias në transfertë.

Strakosha priti penallti në minutën e 8-të, ndërkohë që vendasit shënuan 2 herë me Teteh dhe Pantelidis, në minutat 14 dhe 29, ndërkohë që AEK-u, nuk u dorëzua duke përmbysur rezultatin.

Kaloskamis shënoi golin e parë. Edhe pse me 10 lojtarë prej minutës së 48-të, AEK-u përmbysi në minutat 60 dhe 90+2 me Joviç dhe Razvar Marin, ky i fundit shënoi me penallti. Me këtë fitore, skuadra e Strakoshës mori kreun e renditjes.

Gardiani kuqezi do t’i bashkohet Kombëtares shqiptare, me moralin e lartë, në prag të duelit special ndaj Serbisë.

PENALLTIA E PRITUR E STRAKOSHËS: VIDEO 

Advertismentspot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular