HomeRajoniAlbin Kurti: Serbia po ndërhyn në zgjedhjet në Kosovë më rëndë se...

Albin Kurti: Serbia po ndërhyn në zgjedhjet në Kosovë më rëndë se Rusia në Evropë! BE të reagojë

Advertismentspot_img

Kryeministri i Kosovës Albin Kurti ka deklaruar se ndërhyrjet e Serbisë në Kosovë janë më të rënda sesa të Rusisë në Evropë.

Deklarata e tij u bë në mbledhjen e kabinetit qeveritar, ndërsa foli për ndërhyrjet e Serbisë në procesin zgjedhor në Kosovë.

“Misioni për vëzhgimin e zgjedhjeve i BE-së në zgjedhjet parlamentare të 9 shkurtit kishte evidentuar ndërhyrje të Serbisë në zgjedhjet tona. Ndërhyrjet e shteteve tjera janë forma të cenimit të demokracisë dhe sovranitetit të atij shteti. Me gjithë këto, Serbia nuk ka pasur asnjë pasojë nga BE-ja, andaj Serbia nuk po ndryshon sjellje. Kjo ndërhyrje që bën Serbia tani është edhe më e rëndë se sa ajo e Rusisë në Evropë”, ka thënë ai.

Kurti ka bërë thirrje për Bashkimin Evropian që ta dënojë ndërhyrjen e Beogradit në zgjedhjet në Kosovë dhe ta sanksionojë Serbinë për veprimet që bien ndesh me parimet e fqinjësisë së mirë dhe shkelin marrëveshjen bazë të Brukselit.

Advertismentspot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular