HomeRajoniDelegacioni belg në Kosovë, diskutohet për mbipopullimin e burgjeve dhe luftën kundër...

Delegacioni belg në Kosovë, diskutohet për mbipopullimin e burgjeve dhe luftën kundër krimit

Advertismentspot_img

Ministrja belge e Drejtësisë, Annelies Verlinden dhe ministrja për Azilin, Migracionin dhe Integrimin Social, Anneleen Van Bossuyt, gjatë vizitës në Prishtinë u takuan me presidenten Vjosa Osmani. 

Sipas medieve belge, vizita e tyre ka për qëllim adresimin e mbipopullimit të burgjeve dhe luftën kundër krimit të organizuar.

Raportohet se për të lehtësuar mbipopullimin e burgjeve, qeveria belge po e shqyrton mundësinë e marrjes me qira ose ndërtimit të një burgu jashtë vendit për personat e dënuar që nuk janë rezidentë në Belgjikë. Vizita përfshin edhe diskutime mbi një letër qëllimi për ndarjen e aseteve me burime kriminele, e cila do të lejonte që një pjesë e të ardhurave të konfiskuara si rezultat i hetimeve të drejtuara nga Belgjika në vend, të kthehen në thesarin belg.

Dy ministret belge në qendër të diskutimit kanë edhe një traktat dypalësh me Kosovën për ndihmë të ndërsjellë ligjore, me synim forcimin e bashkëpunimit afatgjatë gjyqësor.

Ministrja belge Verlinden tha më herët se Kosova po shfaqet gjithnjë e më shumë në dosjet penale belge si qendër për pastrim parash, trafikim njerëzor dhe kontrabandë armësh.

Ballkani Perëndimor është tani një rajon kyç në luftën tonë kundër krimit të organizuar,” u shpreh ajo.

Një marrëveshje për shfrytëzim të burgut në Gjilan, Kosova e ka nënshkruar tashmë me Danimarkën.

Advertismentspot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular