HomeAktualitet"FED invest: Rritje dhe Inovacion në Mikrofinancën e Shqipërisë për 33 vite"....

“FED invest: Rritje dhe Inovacion në Mikrofinancën e Shqipërisë për 33 vite”. Mbi 95 mijë anëtarë dhe 500 milionë euro në ekonomi!

Advertismentspot_img

“FED invest thyen rekorde në mikrofinancë: Mbi 95 mijë anëtarë dhe 500 milionë euro në ekonomi,!”
FED invest mbetet institucioni me i madh mikrofinanciar në Shqipëri me strukture kooperative, duke shërbyer 95,877 anëtare aktive ne fund te vitit 2024 përmes 59 degëve në të gjithë vendin. Numri i anëtareve u rrit me 4,505 gjatë vitit 2024 (+5%). Gjatë 32 viteve te funksionimit, mbi 250 mijë kredi janë akorduar dhe më shumë se 500 milionë euro janë injektuar në ekonomi.

Në vitin 2024 portofoli i kredisë arriti në 6.65 miliardë Lekë me një rritje vjetore prej 8.2%, ndërsa portofoli i depozitave u rrit ne 5.4 miliardë Lekë (+3%). Të ardhurat operacionale shënuan rritje prej 8.8%. Treguesi i NPL (kreditë me probleme) u mbajt në nivelin 6.1%, duke reflektuar një administrim te kujdesshëm te riskut.

Zhvillime dhe risi në shërbimet dhe produktet e ofruara

Gjatë vitit 2024 FED invest ka vijuar të divërsifikoi gamën e produkteve në funksion të nevojave të anëtarëve, duke forcuar rolin si ofrues i shërbimeve gjithëpërfshirëse financiare në zonat rurale dhe urbane. Janë zgjeruar shërbimet e pagesave utilitare në të gjitha degët, si dhe është intensifikuar përdorimi i llogarive rrjedhëse, overdrafteve dhe produkteve të personalizuara për SME-të dhe fermerët e konsoliduar.

Një vlerë e shtuar ka qenë integrimi i shërbimeve digjitale të pagesave dhe ofrimit të informacioneve financiare për anëtaret në kohë reale, si pjesë e përgatitjes për platformat Fintech që planifikohen të implementohen.

Gjate vitit 2024 janë konsoliduar procedurat e riskut dhe kapacitetet njerëzore me fokus te menaxhimi i portofolit dhe monitorimi i riskut klimaterik dhe migrimit rural. Është modernizuar kuadri i politikave te brendshme lidhur me kreditë në sektorin bujqësor dhe SME. Kapacitetet institucionale janë forcuar përmes trajnimeve të stafit, ku 64% e punonjësve janë gra, duke kontribuar në barazinë gjinore dhe zhvillimin e personelit.

Si institucion me mision social, FED invest ka vazhduar të thellojë ndikimin e tij në zhvillimin ekonomik rural. Përmes Qendrës ABA dhe platformës abaonline.al janë zhvilluar shërbime këshilluese dhe jo-financiare për fermerët dhe agrobizneset, me qellim ngritjen e kapaciteteve të tyre dhe nxitjen e bujqësisë së qëndrueshme.

Instrumentet financiare janë kombinuar me mbështetje teknike për gra sipërmarrëse, ndërsa janë ndërmarre nisma të edukimit financiar për të rinjtë dhe familjet rurale. Financimi me fokus “green” në agrobiznes është rritur, pavarësisht sfidave të kushteve klimatike gjatë vitit.

Strategjia dhe plani i veprimit për vitin 2025

Duke u bazuar në vizionin e Institucionit për financa sa më të qëndrueshme dhe gjithëpërfshirëse, gjatë vitit 2025 FED invest synon:

  • Rritjen e anëtarësisë me objektiv arritjen e gurit kilometrik prej 100,000 anëtarësh
  • Fuqizimin e kornizës së menaxhimit të riskut dhe përmirësimin e proceseve operative
  • Përmirësimin dhe personalizimin e produkteve për SME dhe individët në zonat rurale dhe urbane
  • Zgjerimin e investimeve në teknologji dhe inovacion në funksion të digjitalizimit të plotë të shërbimeve financiare dhe jo-financiare
  • Rritjen e bashkëpunimeve me partnerët vendas dhe ndërkombëtare për mbështetje financiare dhe teknike në projekte zhvillimore dhe në promovimin e standardeve ESG.

Për më shumë informacion në lidhje me FED invest ju lutemi vizitoni faqen web https://www.fedinvest.al

Advertismentspot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular