HomePolitike“Ja si nisi goditja e drejtësisë në Shqipëri”, Dash Sula: Berisha u...

“Ja si nisi goditja e drejtësisë në Shqipëri”, Dash Sula: Berisha u tremb nga Gërdeci, bëri marrëveshje me Ramën

Advertismentspot_img

Ish-deputeti i Partisë Demokratike, Dashnor Sula, ka analizuar rrënjët e goditjes ndaj sistemit të drejtësisë në Shqipëri, duke e lidhur atë me zhvillimet politike të vitit 2008.

Në emisionin “Off the Record” të Andrea Dangllit në A2 CNN, Sula u shpreh se ndryshimet kushtetuese të prillit 2008 shënuan pikën e kthesës, ku politika filloi ta kontrollojë dhe ta përdorë drejtësinë për interesa të veta.

“Rasti i 21 prillit 2008, që në fakt lidhet me ndryshimet kushtetuese të asaj kohe, ishte momenti kur filloi shembja e drejtësisë në Shqipëri. Unë nuk e kam votuar atë ndryshim, me ndërgjegje. Që aty u prish ekuilibri i sistemit politik dhe nisi rrëzimi i pavarësisë së institucioneve,” deklaroi Sula.

Ai kujtoi se pas ngjarjeve të Gërdecit dhe më pas të 21 janarit 2011, u shënua një degradim i mëtejshëm i marrëdhënies mes politikës dhe drejtësisë.

“Pas Gërdecit, ku humbën jetën 27 persona, në vend që shteti të kërkonte drejtësi, u bë marrëveshje politike. Pastaj erdhi 21 janari, ku u vranë katër qytetarë në bulevard. Nuk mund të quash prokurorët ‘kriminelë’ apo ‘lavire bulevardi’. Kjo është klimë nxitëse e dhunës politike,” tha ai.

Sipas Sulës, reforma në drejtësi që pasoi më vonë, ndonëse u prezantua si proces pastrimi, nuk i shpëtoi ndikimit politik.

“Reforma në drejtësi u përdor si armë politike. U hoqën nga sistemi gjyqtarë dhe prokurorë që nuk ishin të pëlqyeshëm për mazhorancën ose që nuk i shërbenin interesave të caktuara. Ndërsa mbetën ata që politika i përdor dhe i keqpërdor sipas rastit,” theksoi ai.

Më tej, ai nënvizoi se shkatërrimi i ekuilibrit midis politikës dhe drejtësisë ka krijuar një klimë ku institucionet janë të varura dhe qytetarët e kanë humbur besimin te drejtësia.

“Nga 2008-a e këtej, Shqipëria ka hyrë në një spirale ku politika sundon mbi drejtësinë. Kjo është arsyeja pse sot kemi një sistem të brishtë dhe të pasigurt për të gjithë,” tha Sula. 

Advertismentspot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular