Në dëshminë e parë në prokurori Ervis Kurtaj, i mbetur i plagosur në sallën e gjykatës ku u vra gjyqtari Astrit Kalaja, ka treguar se gjithçka ka ndodhur në mënyrë të papritur. Deklaratën ai e ka bërë së bashku me babanë po ashtu I plagosur nga Autori Elvis Shkambi.
“Sapo gjyqtari mori vendimin, që ishte në favorin tonë, është çuar nga karrigia Elvisi dhe i është afruar duke qëlluar disa herë. Në dukje arma ishte e vogël. Kur dëgjova krismat, kapa babanë dhe nisa të largohem me të. Sapo kam kaluar derën e sallës Elvisi u kthye duke qëlluar qëlluar drejt nesh”, mësohet të ketë deklaruar ai
Pas plagosjes të dy morën ndihmë në spitalin e Traumës në Tiranë, për të dalë prej aty të martën







