HomePolitikePD nismë në Kuvend për shkarkimin e Presidentit Bajram Begaj. Kërkon edhe...

PD nismë në Kuvend për shkarkimin e Presidentit Bajram Begaj. Kërkon edhe 2 komisione hetimore

Advertismentspot_img

PD nismë në Kuvend për shkarkimin e Presidentit Bajram Begaj. Kërkon edhe 2 komisione hetimore, për “11 Majin” dhe “McGonigal”

Grupi parlamentar i Partisë Demokratike gjatë mbledhjes së sotme, 8 tetor, ka vendosur të nisë procedurat për shkarkimin e presidentit të Republikës Bajram Begaj.

Kjo pasi Partia Demokratike e ka akuzuar Begajn se ka shkelur Kushtetutën lidhur me dekretin për zgjedhjet e datës 11 maj 2025. Lajmi u bë i ditur nga PD përmes një njoftimi për mediat pas mbledhjes së sotme ku thuhet: “Pas paraqitjes së gjetjeve të ekspertëve, Grupi Parlamentar i Partisë Demokratike vendosi:

Në mbështetje të pikës 2, të nenit 90 të Kushtetutës, të nis procedurën parlamentare për propozimin e shkarkimit nga detyra të Presidentit të Republikës Bajram Begaj për ‘shkelje të rëndë të Kushtetutës’.”

Gjithashtu, PD ka miratuar kërkesat për ngritjen e dy komisioneve hetimore parlamentare: një për parregullsitë në zgjedhjet vendore të 11 majit 2025 dhe një për hetimin e marrëdhënieve mes kryeministrit Edi Rama dhe Charles McGonigal.

Në lidhje me pjesëmarrjen në komisionet për Reformën Zgjedhore dhe Territoriale, PD ka vënë si kusht garancitë për barazi mes pozitës dhe opozitës, vendimmarrje me konsensus, transparencë dhe përfshirje të ekspertëve ndërkombëtarë si OSBE-ODIHR, Këshilli i Evropës dhe Komisioni i Venecias. PD kërkon gjithashtu që Kuvendi të presë raportin për zgjedhjet e 11 majit përpara fillimit të punës në këto reforma.

Në njoftimin për mediat, PD ka reaguar ashpër ndaj mazhorancës socialiste, duke e akuzuar për bllokim sistematik të mekanizmave parlamentarë të kontrollit dhe përpjekje për të shndërruar Kuvendin në një “institucion memec”, ku nuk ka debat, transparencë apo përballje idesh.

Vetëm gjatë kësaj jave, sipas PD-së mazhoranca ka refuzuar tre mocione me debat, një kërkesë për interpelancë urgjente me Kryeministrin dhe një kërkesë për seancë dëgjimore me Ministren e Arsimit, të gjitha në kundërshtim me Kushtetutën dhe Rregulloren e Kuvendit, sipas opozitës.

Mocionet me debat kishin në fokus çështje me rëndësi publike, si: prioritetet e qeverisë në funksion të integrimit europian, dënimi i gjenocidit serb në Kosovë dhe gjetja e mekanizmave për të zhbllokuar fondet IPARD për fermerët shqiptarë.

PD kërkoi gjithashtu interpelancë urgjente me kryeministrin Edi Rama lidhur me akuzat e opozitës për kontakte të përfaqësuesve të qeverisë shqiptare me kartele droge në Aruba.

NJOFTIMI I PD-së

Grupi Parlamentar i Partisë Demokratike gjatë mbledhjes së sotme e konsideroi të papranueshme ekzekutimin e mekanizmave parlamentar të kontrollit nga ana e mazhorancës socialiste, që në muajin e parë të kësaj Legjislature të re, duke përforcuar idenë se Edi Rama kërkon një Kuvend memec ku nuk flitet, debatohet, paraqiten ide apo alternativa. 

Vetëm në këtë javë, mazhoranca në kundërshtim me Kushtetutën dhe Rregulloren e Kuvendit, ka refuzuar 3 mocione me debat, 1 kërkesë për interprelancë urgjente me Kryeministrin dhe 1 kërkesë për seancë dëgjimore në Komision me Ministren e Arsimit.

Mocionet me debat lidheshin me çështje të rëndësishme në interes të publikut:

Prioritetet e Qeverisë në programin e Qeverisë që përparojnë axhendën europianë të Shqipërisë;

Dënimin e genocidit serb të kryer në Kosovë, në vijim të kërkesës së Presidentes së Kosovës SHSZnj. Vjosa Osmani;

Gjetjen e mekanizmave ligjor që ofrojnë siguri për Bashkimin Europian që të hiqet bllokimi i vendosur ndaj 112 milion euro ndihmë për fermerët shqiptarë nga programi IPARD 3. Për këtë qëllim, ngritjen e një Komisioni të Posacëm Parlamentar.

Interpelanca urgjente me Kryeministrin ishte kërkuar në vijim të investigimeve nga media italiane, ku rezultonte sipas përgjimeve të Antimafias Italiane, se përfaqësues të Qeverisë Shqiptare ishin takuar në Aruba me kartelet e drogës, me qëllim gjetjen e mekanzimave për pastrim parash në Shqipëri. Kryeministri i Shqipërisë ishte ftuar të jepte sqarime nëse kishte dijeni për këtë cështje, nëse kartelet e përmenduara në investigim kishin përfituar leje apo licenca në Shqipëri, si dhe për masat që Këshilli i Ministrave ka ndërmarrë për luftën ndaj krimit të organizuar.

II. Gjithashtu, pas paraqitjes së gjetjeve të ekspertëve, Grupi Parlamentar i Partisë Demokratike vendosi:

Në mbështetje të pikës 2, të nenit 90 të Kushtetutës, të nis procedurën parlamentare për propozimin e shkarkimit nga detyra të Presidentit të Republikës Bajram Begaj për “shkelje të rëndë të Kushtetutës”.

III. Në vijim të diskutimeve të mëparshme, Grupi Parlamentar i PD, miratoi dorëzimin e dy kërkesave:

Për ngritjen e Komisionit Hetimor për parregullësitë në farsën zgjedhore të 11 Majit 2025.

Për ngritjen e Komisionit Hetimor mbi bashkëpunimin e provuar nga drejtësia amerikane midis Kryeministrit Edi Rama dhe ish-agjentit të dënuar në SHBA Charls McGonigal.

IV. Lidhur me kërkesat e Grupit Parlamentar të PS për ngritjen e dy Komisioneve të Posaçme Parlamentare, lidhur me Reformën Zgjedhore dhe Reformën Territoriale, Grupi Parlamentar i PD vlerëson se pjesëmarrja e opozitës në këto Komisione do të mundësohet vetëm nëse puna në to ndërtohet mbi bazën e garancive të barazisë pozitë-opozitë, të konsensusit në vendimmarrje në Komision dhe në seancë plenare, të respektimit të parimit të transparencës dhe gjithëpërfshirjes, si dhe të angazhimit në proces sipas fushave që mbulojnë të ekspertëve të OSBE-ODIHR, Këshillit të Europës, të Komisionit të Venecias dhe të Kongresit të Autoriteteve Vendore dhe Rajonale të Këshillit të Evropës. Gjithashtu, Kuvendi i Shqipërisë duhet të respektojë dhe të pres me qëllim bërjen pjesë të punës së tij edhe Raportin e OSBE-ODIHR për zgjedhjet e përgjithshme të 11 Majit.

Advertismentspot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular